Zhernovski nesër në PSP për rastin “shuplaka”

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski nesër përsëri do të shkojë në Prokurorinë Speciale Publike, por këtë herë për lëndë tjetër lidhur me Komunën Qendër.

Siç njoftojnë nga komuna, bëhet fjalë për “shuplakat e porositura ndaj Zhernovskit dhe për demolimin e barakave të komunës”.

“Siç dëgjohet në një prej bombave të opozitës, ish ministri Nikolla Gruevski, në bisedë me ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski, porosit dhe merret vesh për protestë para komunës Qendër për gjoja mbrojtjen e rrënimit të kishës së re, pas çka një pjesë e qytetarëve të sjellë duhet të futen në sallën e Këshillit, dhe, para të gjithë këshilltarëve dhe mediave, t’ia “lidhin” dy -tre shuplaka të forta kryetarit të sapozgjedhur në komunën Qendër”, thuhet në njoftim”.

Për vandalizmin dhe demolimin e komunës, kryetari Zhernovski në disa shkresa deri tek ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, kërkoi përgjigje për porositësit dhe kryerësit.

3 thoughts on “Zhernovski nesër në PSP për rastin “shuplaka”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP