Ministrja Carovska me hapa konkret për zgjidhjen e problemeve të personave me nevoja të veçanta

Ministrja aktuale e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në takime përfaqësuesit e OJQ-ve “5 në 12”, Qendrës Resurse, Këshillit të Organizatave Nacionale, Trupit Koordinues për mbrojtjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta dhe Komitetit të Helsinkut kanë vendosur që të formojnë trupa punues për zbatim të planeve për të cilat nuk ka nevojë ndryshime të implikimeve buxhetore dhe ligjore, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministres Carovska, tërë ky proces i realizimit të planeve do të bëhet nën mbikëqyrje të Avokatit të Popullit.

Gjatë këtij procesi Carovska do të shqyrtojë propozimet si: heqja e kufirit të moshës 26 vjeçare dhe shfrytëzimi i të drejtës për shkurtim të orarit të punës së prindërve të cilët kanë fëmijë me nevoja të veçanta, mundësi për shfrytëzim të së drejtës për ndihmë dhe përkujdesje, për mobilizim të të verbërve dhe shurdhmemecëve, për profesionalizim të komisionit të nivelit bazik për kujdes dhe ndihmë nga personat e tjerë, dhe deekipim teknik dhe kuadrovik i tyre që të mund të realizohen mbikëqyrjet apo kontrollet në shtëpitë e shfrytëzuesve të këtyre përfitimeve.

Do të rishqyrtohen edhe programet për punë të qendrave ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në territorin e Maqedonisë.

Ministrja me përkrahje të UNICEF-i ka kërkuar të dhëna prej të gjithave qendrave shtetërore nga ku pas raportit do të nxirren edhe hapat e përshtatshëm për aktivitetet e ardhshme.

Do të shqyrtohet edhe baza e të dhënave të personave me invaliditet i cili u përpilua më gusht të 2015-s.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë që të mundësohet ndryshim i webfaqeve të institucioneve shtetërore me qëllim që të mundësohet qasje nga personat me nevoja të veçanta.

______________________________________________________________________________________________

11:00-Iniciativa e qytetarëve “5 deri 12” paralajmëroi se dy ditët e ardhshme do të vendos tenda në parkun “Zhena- borec”, përballë Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Personat me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe shokët në këtë mënyrë tashmë për herë të tretë përpiqen të ndikojnë në opinion dhe në bartësit e funksioneve publike që të ndërmarrin masa me të cilat do t’ju lehtësohet jeta këtyre personave.

Në Iniciativën e qytetarëve marrin pjesë një numër i madh i shoqatave të pacientëve ose personave me pengesa. Dje në parkun “Zhena-borec” dhe para Kuvendit ata vendosën flamuj, ndërsa për sot deklaruan se u është paralajmëruar se do të takohen me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

LEXO: Iniciativa e qytetarëve “5 deri në 12″ përsëri do të vendosë tenda përballë Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button