Iniciativa e qytetarëve “5 deri në 12” përsëri do të vendosë tenda përballë Kuvendit

Iniciativa e qytetarëve “5 deri në 12” edhe këtë muaj përsëri prej nesër edhe në dy ditët e ardhshme do të vendosin tenda në parkun “Zhena-Borec”, me qëllim që, siç informojnë në iniciativë, personat me aftësi të kufizuar dhe me nevoja të veçanta të mbeten në fokusin e opinionit dhe t’i imponojnë prioritetet e Kuvendit në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Suzana Stojanovska, anëtare e Trupit koordinues të Iniciativës deklaroi se gjatë kohës së kampit do të mbahen edhe mbledhje me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta në të cilat do të bëhen konsultime të plotësuara në lidhje me kërkesat e tyre.

“Këtu jemi dhe do të mbetemi këtu që të na shoh opinioni dhe deputetët në Kuvend që t’i marrin kërkesat tona si prioritet. E ftojmë opinionin maqedonas që të na përkrah, si dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta të përfshihen në mbledhjet, t’i shqyrtojmë përsëri edhe njëherë kërkesat dhe nëse ka dikush diçka të shtojë. I ftojmë edhe ministrat resor ose përfaqësuesit e tyre të vijnë afër të njihen me prindërit dhe t’i dëgjojnë kërkesat dhe problemet e tyre”, tha Stojanovska.

Ajo informoi se nesër kanë mbledhje me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa në dy ditët e ardhshme do të përpiqen t’i vizitojnë përfaqësuesit edhe nga ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit, ku thekson se janë të nevojshme.

Në lidhje me kërkesat e tyre si parësore, por tha, dhe jo përfundimtare, i veçon: të fshihet kufiri prej 26 vjeç nga ligjet e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shëndetësisë, prindërit e vetëm së pari para revidimit të buxhetit të barazohen me tutorët , ndërsa me buxhetin për vitin 2018 familjet biologjike të barazohen me tutorët. Kërkojnë dhe Avokat të Popullit për persona me nevoja të veçanta.

Aleksandër Petrovski, kryetari i Shoqatës “Rast” dhe pjesë e iniciativës 5 deri 12, dërgoi ftesë te të gjithë personat e interesuar me nevoja të veçanta dhe te të gjithë shoqatat e qytetarëve të japin kontribut për plotësimin e akteve ligjore dhe nënligjore në interes të të gjithëve.

E parashikuar në Kamp, në periudhën prej orës 18 deri 20, të ketë përbërje interaktive në fushën e muzikës, vizatimit, sportit si dhe aktivitetet tjera për shoqërimin e fëmijëve.

“I ftojmë të gjithë prindërit ose gjyshërit e tyre që t’i sjellin fëmijët së bashku me fëmijët tanë të luajnë sepse me të vërtetë kemi çfarë të tregojmë”, tha Sularet Alishan nga Iniciativa e Qytetarëve “5 deri 12”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button