Rasti “Talir”: Gruevski ka qenë “truri”, Rangellova “operuesi”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është i dyshuari i parë në rastin “Talir” për financim të paligjshëm të partisë dhe larje parash. Ai është i dyshuar si organizatori i grupit kriminel të përbërë nga persona të lartë partiak, të cilët në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2015 kanë donuar në parti mjete financiare në mënyrë të paligjshme me vlerë prej 4.9 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Më pas, që të “lahen” këto para, sipas PSP-së, janë shfrytëzuar mënyra të ndryshme, ndërkaq njuëra prej tyre ka qenë edhe pagimi në fletëpageza të xhirollogarive nga persona të ndryshëm fizik si donacione dhe anëtarësi.

Rolin kryesor për fletëpagesat e rrejshme, sipas informatave të NOVATV-së, e ka pasur Daniella Rangellova, e cila në atë periudhë ka qenë këshilltare në Komunën Qendër. Sipas dëshmive të PSP-së, Rangellova, anëtarëve të partisë u ka dhënë fletëpagesa të zbrazëta që ata t’i vendosin emrat dhe të vendosin nëshkrim. Ndërkaq, më pas në të njëjtat janë shkruar shuma parash gjoja se anëtarët kanë dhënë donacione në xhirollogarinë e partisë

Rangellova të premten ishte e ftuar në PSP që të japë dëshmi, ndërkaq ajo ka theksuar se “nuk ndjehet fajtore”. Në lidhje me atë se si VMRO-DPMNE ka përfituar pronë prej 60 milionë eurove ajo tha se “pyeteni atë, që i ka përfituar”.

Në përgatitjen e fletë-pagesave të rrejshme kanë qenë të përzier edhe Igor Esmerov, ish kryetar i Komitetit të Komunës Qendër të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu edhe Emil Dimitriev, Elizabeta Çingarovska dhe Leko Ristovski, janë të dyshuar se ata janë nënshkrues të raporteve financiare të VMRO-DPMNE-së, të cilat janë dorëzuar në institucionet shtetërore me të dhëna të rrejshme. Pos tyre, në këtë rast janë të përfshirë edhe Ilija Dimovski dhe Ivo Kotevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button