“Kaloi” vendimi për trupat punues të Kuvendit

Deputetët e votuan vendimin për themelimin e trupave punues të Kuvendit të republikës së Maqedonisë e cila u soll nga deputetët Goran Misovski, Ejup Alimi dhe Ilija Dimovski, njofton Portalb.mk.

Gjatë kësaj seance të pranishëm në sallë ishin 98 deputetët përfshirë këtu edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët edhe e përkrahën Vendimin në fjalë.

Nuk pati debat për rendin e ditës.

LEXO: Tre seanca në Kuvend

Përndryshe, kjo është seanca e dytë nga tre seancat e parapara për sot në Kuvendin e Maqedonisë.

LEXO: U zgjodh Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

LEXO: Dita e dytë e zgjedhjes së Qeverisë së Maqedonisë

Para kësaj seance u zgjodh Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, kurse pas saj me fillim prej ora 12.00 pritet të mbahet seanca ku do të diskutohet për përbërjen dhe programin e ri qeveritar të Maqedonisë.

LEXO: VMRO-DPMNE nuk u paraqit: Bllokadë që në fillimin e seancës konstituive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button