VMRO-DPMNE nuk u paraqit: Bllokadë që në fillimin e seancës konstituive

Në seancën konstituive të 21 të Kuvendit të Maqedonisë kryeparlamentari menjëherë paralajmëroi pauzë  sepse në sallë mungonin deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit kurse kanë munguar edhe deputetët e partive tjera, njofton Portalb.mk.

Thirrjet e Xhaferit që deputetët të hyjnë në sallë nuk kanë dhënë rezultat dhe ai pas disa minutave shpalli pauzë.

Në këtë rend të ditës është zgjedhja e kryetarit, zëvendës kryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Kjo është seanca e parë që pas 27 prillit ku u tejkalua ky rend i ditës me shpallje të Talat Xhaferit si kryeparlamentarnga shumica parlamentare, e cila zgjedhje pësoi me sulmin që iu bë Kuvendit të Maqedonisë nga protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët”.

Kjo seancë është pjesë e tre seancave që do të mbahen sot në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button