Takimi i Xhaferit me ambasadorët: Prioritet formimi i Qeverisë së Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi para se të takohet me gazetarët ka realizuar takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nga ku të gjithë kanë vlerësuar se prioritet i Maqedonisë është formimi sa më i shpejtë i Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Prioritet është gjithsesi zgjedhja e Qeverisë së re, me çka pres që presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ta respektojë Kushtetutën, pasi që bëhet fjalë për obligime institucionale, dhe nuk është çështje e vullnetit personal”, tha Xhaferi.

Kjo erdhi ngaqë shumica e ambasadorëve parashtruan pyetje konkrete lidhur me prioritetet në punën e Kuvendit, respektivisht pozita-opozita, transparenca e Kuvendit ndaj qytetarëve dhe publikut dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

Ambasadori i BE-së, Samoil Zhbagar, duke e përshëndetur vizitën e Xhaferit në Bruksel dhe takimet me përfaqësuesit e lartë të BE-së, theksoi se “BE-ja pret që së shpejti të formohet qeveria e re, kurse më pas, së bashku me Kuvendin dhe institucionet tjera shtetërore, Republika e Maqedonisë të kthehet në proceset euroatlantike që nënkuptojnë vazhdimin e reformave”. 

Xhaferi në takim gjithashtu tregoi se cilat janë hapat e radhës së Kuvendit.

“Hapat e radhës në punën e Kuvendit të jenë në kontekst të formimit të komisioneve të Kuvendit, pasi që ajo është parakusht që të shpallen zgjedhjet lokale. Për urgjencën dhe seriozitetin e kësaj çështje janë njoftuar liderët e partive parlamentare, dhe sapo të arrihet marrëveshje, menjëherë do të caktohet seanca në Kuvend”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Xhaferit.

Duke iu referuar pritjeve të opinionit vendas dhe ndërkombëtar për nevojën e kthimit të kredibilitetit të Kuvendit, kryetari Xhaferi theksoi se ai personalisht do të angazhohet që ai perceptim të ndryshojë.

Gjithsesi, ai u shpreh se ajo nuk mund të ndodhë brenda natës dhe përveç angazhimit personal, nevojitet angazhim aktiv i të gjithë 120 deputetëve.  Përndryshe unë personalisht, dhe në këtë rast, dua ta përsëris qëndrimin dhe bindjen time se Kuvendi duhet të jetë transparent në mënyrë maksimale dhe kooperative me qytetarët, me sektorin joqeveritar dhe mediat.

LEXO: Plomp: Presim zhvillime pozitive në Maqedoni

LEXO: Xhaferi: Nuk dua të trajtohem si pjesëtar politik, por si kryetar Kuvendi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button