Xhaferi: Nuk dua të trajtohem si pjesëtar politik, por si kryetar Kuvendi

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarët disa herë bëri me dije se nuk duhet të trajtohet si pjesëtar politik por vetëm si kryetar Kuvendi, njofton Portalb.mk.

“Dua të ju sqaroj se unë tashmë jam kryetar i Kuvendit dhe nuk dua të trajtohem si pjesëtar i asnjë partie politike”, tha Xhaferi.

Ky reagim i Talat Xhaferi erdhi pasi shumica e gazetarëve duke tentuar të marrin impaktin e gatishmërisë së BDI-së për të zgjedhur çështjen mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal, thirreshin në përkatësinë e tij politike dhe në takimin që ky i fundit ka pasur me BDI-në para disa ditëve.

Krahas kësaj, Xhaferi bëri me dije se kompetencën e zgjedhjes së çështjes së komunave nuk e ka ai, por partitë politike dhe se shprehu se në tërë këtë situatë ai mund të jetë ndërmjetësues i tyre, por edhe jo zgjidhës i problemit.

“Sa i përket çështjes së komunave unë pres që partitë parlamentare ta përmbushin obligimin e tyre, të ulen bashkë dhe të zgjedhin problemin. Unë jam i gatshëm që të ndërmjetësoj komunikimin por jo edhe të zgjedh problemin. Ata duhet t’i kalojnë dallimet politike, por unë nuk mund të ju tregoj se si duhet të bëhet ajo”, tha Xhaferi.

Ndërsa edhe pse seanca e ardhshme e Kuvendit duhej të ishte për formimin e Qeverisë, ai potencoi se mund të bëhen lëshime në këtë rast dhe nëse arrihet konsensusi politik për çështjen e komunave ai mundëson që seanca e parë të jetë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit të vetëqeverisjes lokale.

Kurse, i pyetur nga gazetarët së si do të veprohet nëse kryetari i Maqeonisë, Gjorge Ivanov nuk e jep mandatin, ai tha se Qeveria mund të formohet nëpërmjet shumicës parlamentare dhe se ai do të mundësojë që në kuadër të kompetencave të tija të përshpejtohet një gjë e tillë.

“Ivanov duhet ta jep mandatin ngaqë ajo është obligim kushtetues e jo mendim i tij. Nëse kemi mandatar nëpërmjet shumicës parlamentar, jo nga Ivanovi atëherë, mandatari duhet që në afat prej 20 ditë të propozojë propozim-programin për Qeverinë. Ky prezantim bëhet në seancë para deputetëve të cilëve u mundësohet që në afat prej 3 ditëve të shqyrtojnë të njëjtin dhe të vendosin për votim ose jo të atij programi dhe formimit të Qeverisë. Unë dëshiroj që Ivanov të reflektojë dhe ta jep mandatin”, tha Xhaferi.

Por, nuk mbet edhe pa u përmendur edhe çështja e deputetëve të cilët mund të akuzohen për sulmet në Kuvend më 27 prill, nga ku Xhaferi mohoi se ka kompetenca për pengim ose nxitje të marrjes së imunitetit prej deputeti të njëjtëve.

Ai gjithashtu tha se do të bëjë çmos që deputetët e akuzuar të përgjigjen para drejtësisë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Xhaferi hodhi poshtë se ka formim  të grupeve parlamentare, dhe se sqaroi se ato mund të formohet me njoftim nga grupet koordinuese parlamentare drejtuar atij, e jo kryesuesit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button