Mitko Çavkov i tradhtoi deputetët (FOTO+VIDEO)

“Deputetët do të kenë qasje të papenguar në Kuvend”, kjo është deklarata e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, të dhënë më 20 mars 2017 me rastin e kërcënimeve të protestuesve për dhunë nëse zgjidhet kryetari Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Ai në pyetjen nëse policia garanton se deputetët nuk do të pamundësohen të futen apo të dalin nga Kuvendi, duke pasur parasysh se pjesëmarrësit e protestave do të bllokojnë hyrjet në këtë institucion ligjvënës, Çavkov atëherë ishte i prerë: “Kuptohet se deputetët do të kenë qasje të sigurt dhe të papenguar në Kuvend”.

Ai gjithashtu tha se MPB i ndjek të gjitha informatat. Sipas tij, policia i ndërmerr të gjitha planet operative në bazë të informatave dhe vlerësimeve të sigurisë.

“Në bazë të asaj i dimensionojmë edhe kapacitetet materiale the njerëzore”, tha Çavkov.

Edhe pse Çavkov deklaroi se deputetët “janë të sigurt”, mbrëmjen e së enjtes ai të njëjtët i tradhëtoi, duke lejuar që Kuvendin ta vërshojnë huliganët me maska në kokë dhe protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, me çka u rrahën dhe u vu në rrezik jeta e deputetëve dhe gazetarëve që ndodheshin brenda.

Në disa fotografi dhe video të publikuara, qartë shihet se si përfaqësuesit e njësiteve speciale, nuk kanë reaguar fare ndaj protestuesve të cilët janë përkrahës të VMRO-DPMNE-së.

Protesta

Protesta

18119394_1547417311948884_3773046875459016961_n

Protesta VMRO-DPMNE

Ministri i MPB-së dje ka kërkuar që të tërhiqet nga posti ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme pas ndodhive në Kuvend, pasi që siç tha ai ndjen përgjegjësi morale. Ai tha se ende pa filluar protestat është formuar Shtabi Operativ në të cilin kanë qenë anëtarë, eprorë të MPB-së nga të gjitha fushat, transmeton Portalb.mk.

Ai gjithashtu ka pasur në plan për 3 skenare: kur protestat janë të qeta, kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kur të zgjidhet Qeveria.

“Epror i shtabit ka qenë Mitko Çavkov. Që nga eskalimi i situatës deri në orën 20:00 Mitko Çavkov nuk ma ka hapur telefonin. Pastaj e kam kërkuar edhe në shtab nuk e kam gjetur. Dua të potencoj se në MPB ndikimi politik ka rol mjaft të madh dhe është për çdo lloj dënimi. Një pjesë e MPB-së në vend që t’i respektojnë ligjet, kanë vepruar sipas urdhrave të qendrave politike, gjë që është për dënim dhe duhet të sanksionohet. Kontrolli i brendshëm ka filluar dhe do të kërkojmë përgjegjësi për të gjitha ata që nuk e kanë kryer punën e tyre. MPB duhet të garantojë paqe, dhe jo të jetë nën ndikimin e subjektit politik”, tha Nuhiu.

Çavkov pas kësaj deklarate, edhe ai doli me konferencë për shtyp i cili i hodhi poshtë të thënat e Nuhiut dhe tha se “policia nuk ka mundur të reagojë me forcë, pasi që ka pasur turmë të madhe dhe ka pasur gjasa që gjatë intervenimit të ketë viktima”.

Ai, madje akuzoi se dhuna u nxit nga shumica e re me zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Çavkov më shumë foli për protestat e një viti më parë të Revolucionit Laraman se sa për dhunën brutale ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Ai gjithashtu u mbrojt duke e quajtur veten si kuadri më profesionist në MPB.

Pas kësaj, ministri i Nuhiu ka shkarkuar nga detyra e shefit të Shtabit Operativ të MPB-së Mitko Çavkovin. Nuhiu me urgjencë ka iniciuar shkarkimin e tij me shkresë drejtuar Qeverisë nga posti i Drejtorit të Byrosë. Në shkresën drejtuar Qeverisë qëndron si bazë propozimi i ministrit për përgjegjësi ndaj Çavkovit të cilën më herët Nuhiu e etiketoi si partiak.

Pë reagimin policor, ka pasur kritika të ashpra nga të gjitha anët. Avokati i Popullit tha se MPB ka qenë joprofesional, dhe se në vend se ta ndalojë dhunën ata e mundësuan atë.

“Aplikimi i standardeve të dyfishta në punën e këtij organi, i konfirmoi konstatimet e Avokatit të Popullit për politizim të thellë të kësaj Ministrie, që është për çfarëdo dhune. Avokati i popullit e kritikon injorimin e shërbimeve të policisë të cilat dukshëm nga inçizimet e mbrëmshme, edhe pse ishin të pranishëm, nuk reaguan dhe e lejuan dhunën, ndërsa gazetarët janë penguar që të kryejnë punën e vet dhe u cenua liria e mediave”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Për ngjarjet në Kuvend, MPB njoftoi se vetëm tetë persona janë arrestuar, për të cilët mësohet se më pas janë lëshuar.

MPB tha se gjatë dhunës në Kuvend 83 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe atë 25 nëpunës të uniformuar policorë që kanë qenë të angazhuar me punë, 54 civilë, tre deputetë dhe një gazetar. Tre me lëndime më të rënda janë mbajtur në KARIL, njëri në neurokirurgji dhe njëri me lëndime më të lehta në repartin e plastikës. Në spitalin “8 Shtator” janë hospitalizuar 6 policë me lëndime më të lehta dhe një gazetar, të cilët janë lëshuar në shtëpi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button