Ministri Nuhiu shkarkoi Çavkovin nga shtabi operativ

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov në një konferencë shtypi tentoi t’i ik përgjegjësisë për mosreagimin në kohë të njësiteve special policore që janë nën urdhrat e tij gjatë dhunës së ushtruar mbrëmë në Kuvend, transmeton Alsat M.  Madje ai akuzoi se dhuna u nxit nga shumica e re me zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Çavkov më shumë foli për protestat e një viti më parë të Revolucionit shumëngjyrësh se sa për dhunën brutale ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Ai gjithashtu u mbrojt duke e quajtur veten si kuadri më profesionist në MPB.

“Policia e monitoronte protestën njëjtët sikur çdo ditë gjatë këtyre dy muajve. Shtabi operativ që u formua për protestat nuk kishte as edhe një incident të regjistruar brenda këtyre 6 ditëve. Nuk kishte asnjë paralajmërim se në protestën e djeshme do të ndodhte një incident i tillë, prandaj policia e ruante Kuvendin me numrin e njejtë të policëve. Për fat të keq pas përfundimi të seancës në Kuvend dje ndodhën disa incidente nga protestuesit e revoltuar. Askush nga Kuvendi nuk na njoftoi se do të votohet për zgjedhjen e një krye-parlamentari të ri”, tha mes tjerash Mitko Çavkov.

Alsat M mëson se ministri i Brendshëm Agim Nuhiu shkarkon nga detyra  e shefit të shtabit operativ i MPB-së Drejtorin e Byrosë për siguri publike Mitko Cavkov. Nuhiu me urgjencë ka iniciuar shkarkimin e tij me shkresë drejtuar Qeverisë nga posti i Drejtorit të Byrosë. Në shkresën drejtuar qeverisë qëndron si bazë propozimi i Ministrit për përgjegjësi ndaj Çavkovit të cilën më herët Nuhiu e etiketoi si partiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button