Bushati: Mohon të ketë ekzistuar platformë tiranase

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mohon se ka ekzistuar platformë tiranase dhe se Shqipëria është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas Bushatit gabim është që të thuhet platformë tiranase dhe se Shqipëria është përzier në punët e brendshme të Shqipërisë, por ajo miqësisht ka këshilluar.

“Nuk është e saktë se ka platformë tiranase. Nuk ka platformë tiranase. Ka platformë të partive politike shqiptare me të cilën u bisedua si me Gruevskin po ashtu edhe me Zaevin. Ka pasur marrëveshje me Gruevskin i cili më pas u refuzua për arsye të cilat nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Tiranën apo kryeministrin e saj, Edi Rama. Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se jemi shumë të vëmendshëm gjatë këshillimit miqësor me qëllim që të mos bien pre e provokimeve të cilat vijnë prej rrugëve”, tha Bushati.

Përndryshe si më herët por edhe dje VMRO-DPMNE dërgoi kritika të sërishme ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke akuzuar atë për Platformën Shqiptare ndërsa atë e paraqiti edhe si person i cili promovon politikën sorosoide duke shprehur qëndrime edhe më të ashpra siç kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button