VMRO-DPMNE me kritika të sërishme ndaj Edi Ramës

VMRO-DPMNE lideri i të cilës është Nikolla Gruevski vazhdon të akuzojë Edi Ramën për Platformën Shqiptare ndërsa sot atë e paraqiti si person i cili promovon politikën sorosoide duke shprehur qëndrime edhe më të ashpra siç kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve të Ballkanit, kurse siç thuhet në kumtesën e sotme të saj, LSD-ja vazhdon të heshtë, njofton Portalb.mk.

“Edi Rama përveç që ndërhyn në punë e brendshme të Maqedonisë, së fundi edhe me deklaratat e tij për bashkim të shteteve të Ballkanit nxit destabilizim edhe më të madh në Ballkan si dhe i rikthen idetë për shtete të mëdha, ide këto të cilat janë në kundërshtim me perspektiven Evropiane. Edi Rama është njeriu i cili pa turp me deklaratat e tij i fyen maqedonasit si sllavo maqedonas. Edi Rama është njeriu i cili në vazhdimësi nxit pasione duke deklaruar se janë 35% shqiptar si dhe duke cenuar karakterin multietnik të shtetit. LSD-ja edhe njëherë i tregoi popullit maqedonas se janë parti që punojnë për xhepat e tyre dhe nuk mendojnë për ardhmërinë e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe ky reagim i VMRO-DPMNE-së ndaj Edi Ramës erdhi pasi ky u fundit tha se “Platforma Tiranase” është mit i krijuar nga politikanët maqedonas.

Kujtojmë se Gruevski edhe më herët ka kritikuar Edi Ramën duke e konsideruar si përpilues të Platformës Shqiptare nëpërmjet së cilës tenton të hyn në punët e brendshme të Maqedonisë, ndërsa ky i fundit disa herë ka sqaruar se ka qenë vetëm lehtësues i komunikimit të liderëve politik shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button