1 vjet nga vendimi skandaloz i Ivanovit

Sot mbushen 1 vjet nja vendimi skandaloz i presidentit Gjorge Ivanov, në të cilin i fali 56 funksionarë të dyshuar për kryerjen e veprave penale, njofton Portalb.mk.

Ivanov theksoi se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregojë përmes procedurës gjyqësore.

Ky vendim solli reagime të ashpra si nga faktori i brendshëm, por gjithashtu edhe nga faktori i jashtëm.

Si pasojë e kësaj, filluan protesta kundër Ivanovit, ndërkaq, në të cilat edhe u demolua zyra e tij në Shkup.

Pas trysnisë së madhe fillimisht e anuloi pjesërisht, ndërkaq më pas më 6 qershor të vitit të kaluar ai kumtoi se e ka shfuqizuar plotësisht vendimin për abolim.

“Sot solla vendim t’i anuloj vendimet për falje të cilat i solla më 12 prill. Në fund, edhe një herë do të përkujtoj se për dallim prej 12 prillit, sot kemi realitet të ri në Maqedoni. Në kushte të kanosjeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, kemi institucione funksionale, të cilat mund të ballafaqohen me sfida”, Ivanov.

Ky vendim e thelloi krizën në vend, gjë që shtyu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara atëherë më 24 prill.

Ky vendim nuk është i vetmi që presidenti jonë i “habit” të gjithë. Vendimi i fundit i Ivanovit, që bllokoi të gjitha proceset demokratike është ai që të mos ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev i cili formoi shumicë parlamentare.

Njëjtë si abolimi, edhe për këtë vendim vazhdimisht ka reagime të ashpra si nga faktori i brendshëm, por edhe ndërkombëtarë, megjithatë Ivanov ende nuk “dëgjon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button