Ivanov i falë të gjithë politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime

Presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

“Kriza është interes dhe ide e tjetërkujt. Dikush dëshiron të arrijë qëllimet e tij duke vënë kundër njëri-tjetrit forcat politike dhe përkrahësit e tyre. Ajo që ndodhi në të kaluarën rezultoi me një komprometim të paparë politik, me politikë të shkatërrimit dhe qërim hesapesh mes kundërshtarëve, me revanshizëm dhe urrejtje deri në konfrontime personale. Shikoni çfarë u bëri kjo politikanëve në qeveri dhe opozitë. Aq shumë luftuan mes tyre, sa punët dolën jashtë kontrollit dhe hynë në sferën personale. U hapën aq shumë vepra penale, sa tani edhe njëra edhe tjetra palë janë të gatshëm të përdorin çfarëdolloj mjeti vetëm që të mos humbasin në zgjedhjet e ardhshme, sepse nuk e dinë se deri ku është e gatshme të shkojë pala tjetër me thellimin e revanshizmit, urrejtjes dhe ksenofobisë”, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button