fbpx

Ja ku gjenden pompat e benzinës së ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë, Mijallkov

Thuajse nuk ka asnjë banor në Maqedoni i cili duke udhëtuar për në Greqi përmes autostradës Negotnë-Gjevgjeli, nuk i ka parë pompat e benzinës RT Petrol që gjenden 15 kilometra para kufirit me Greqinë. Njëra është në drejtimin ka Greqia ndërsa tjetra nga Maqedonia, njofton Portalb.mk.

Bie në sy, llogoja e verdhë në të cilën shkruan RT Petrol, pronar i së cilës deri para pak kohe ishte “Rule Turs”. Tani ata kanë pronar të ri, ai është Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov, ish njeriut të parë të policisë sekrete të Maqedonisë, shkruan TV24.

RT Petrol
RT Petrol

Ndërtimi i autostradës së re Demir Kapi – Smokvicë i bën ata ende më atraktive. Gjenden menjëherë pas qarkores së madhe e cila sipas paralajmërimeve do të lidh autostradën e re me atë të vjetrën. Pronësinë e vërtetojnë edhe dokumentet zyrtare nga Regjistri Qendror. Pompat i takojnë kompanisë “Best vej investment” të Jordan Mijallokiovit ndërsa si udhëheqës i kompanisë është Ilija Tozija.

Burime anonime të TV 24 vërtetojnë gjithashtu marrjen në pronësi të djalit të Mijallkovit. Ata thonë se ka pasur konkurs për punëtorë, por ai ka qenë formal, i dedikuar për punëtorët e deritanishëm sepse pronari i ri nuk do ti largojë nga puna ata, njofton Portalb.mk.

Maqedonia më shumë se dy vite gjendet një krizë të rëndë politike, shkaku i përgjimeve të zbuluara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ndërsa në bisedat e përgjuara apo “bombat” njëri nga personat që më shpesh përmendet eshtre pikërisht Mijallkov. Ai është nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike për krim dhe korrupsion.

“Best vej investment” me vetëm një të punësuar vetëm vitin e kaluar ka përfituar 250 mijë euro. Përpos pompave të benzinës, familja Miljallkov është kyçur edhe në biznesin e naftës dhe derivateve të naftës duke marrë kështu licencë përmes kompanisë “OMO Petrol”. Biznesin e naftës së Mijallkovit e siguron kompania SGS, njofton Portalb.mk.

LEXO: Hapat e parë të Mijallkovit në biznesin e naftës

LEXO: Familja Mijallkov hyn në biznesin e naftës

LEXO: Shilegov: Zotëri Gruevski, kushëriri juaj Mijallkov ka blerë disa pompa benzine

LEXO: LSDM: Gruevski patjetër të pajtohet se këtu është fundi i platformës së naftës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button