Hapat e parë të Mijallkovit në biznesin e naftës

Për ish shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, gjërat nuk kanë shkuar në favor të tij prej se opozita LSDM filloi t’i publikojë “bombat”, ndërkaq Prokuroria Speciale Publike (PSP) filloi edhe hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër tij, shkruan NOVATV. Në shtator të vitit 2015 “Prizma’; shkruajti se dy djemtë e Mijallkovit e kanë formuar kompaninë për ndërtimtari “Best Ven Investment”, njofton Portalb.mk.

Verën e kaluar ka pasur krizë politike dhe marrëveshje të tensionuara të cilat sollën deri në zgjedhjet e reja. Ato muaj kanë paraqitur turbulenca jo vetëm po partitë, por edhe për interesat e bizneseve. Udhëheqësia e gjigantit të naftës në vend “Makpetrol” ka “luftuar” për mbijetesë pasi që një ofshor kompani anonime e regjistruar në 2016 në Londër dëshironte që ta merr pakon e shumicës së aksioneve. Udhëheqësia akuzoi se ky sulm është i krijuar nga pushteti, ndërkaq partia e LSDM-së ishte më direkte duke e akuzuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin dhe kushëririn e tij, Sasho Mijallkov.

Deri atëherë emri i Sasho Mijallkovit nuk është lidhur me kurrfarë biznesi ose veprimtarie për tregti me naftë. Por derisa “Makpetroll” dhe avokati i ofshor kompanisë udhëheqin luftë publike për atë se kush dhe për interesat e kujt po bëhet lufta për marrjen e aksioneve, më 4 gusht të vitit 2016 është formuar kompania “Om Petrol Oil” me seli në Petrovec. NOVATV. Ka zbuluar se kjo kompani është kyçe për t’i identifikuar interesat e Mijallkovit në biznesin e naftës.

Adresa e kësaj kompanie është “Orce Nikollov numër 71-1 të lagjes “Debar Maallo”. Megjihtatë, në atë adresë gjenden dy institucione – Zyra për Rezerva të Obligueshme të Naftës dhe  Derivatet e Naftës dhe Agjencia për Rezerva të Mallrave.

Drejtues i “Best Vej Investment” është 25 vjeçari, Ilija Tozija, i cili është mik i Jordan Mijallkovit. Një pjesë është e udhëheqësisë së forcave të reja të VMRO-DPMNE-së, të cilët janë edhe anëtarë në bordin e Video Lotarisë Shtetërore, si përfaqësues të kapitalit të Qeverisë.

Kjo kompani nuk ka pasur kurrfarë aktiviteti deri më 5 janar të këtij viti kur për 5.000 euro e kanë blerë kompaninë “Om Petrol Oil” nga Maser Omeragiq, i cili sipas burimeve të NOVATV-së, por edhe disa shkrimeve në internet, është familjar i gjykatëses Sofija Laliq. Ajo është e njohur në “bombat” në të cilat mund të dëgjohet se si Sasho Mijallkov i kumton se është zgjedhur gjykatëse dhe se “ajo punë është e rregulluar”.

Drejtor i “Om Petroll Oil” është Vasill Donakov i cili në vitin 2011 është i punësuar në kohë të pacaktuar si jurist në Agjencinë për Banim dhe hapësira komerciale në pronësi të Qeverisë. “Om Petrol Oil” posedon edhe licence nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas ligjeve për të fituar licencë për tregti me naftë patjetër duhet të posedosh infrastrukturë përkatëse. Mijallkov nga kompania “RT Translogistik” ka marrëveshje për marrjen me qira të rezervoarit për naftë për periudhë 10 vjet, e cila gjendet në Petrovec. Në këtë kompani pronar është familja e Omeragiq, ndërkaq drejtor është Maser.

LEXO: Familja Mijallkov hyn në biznesin e naftës

LEXO: Shilegov: Zotëri Gruevski, kushëriri juaj Mijallkov ka blerë disa pompa benzine

LEXO: LSDM: Gruevski patjetër të pajtohet se këtu është fundi i platformës së naftës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button