Banorët: Komuna po pret zgjedhjet për të premtuar kërkesat e banorëve

Banorët e komunës së Çairit, gjegjësisht ata të rrugës “Ferid Murati” ankohen se mungesa e madhe e shenjave të komunikacionit po shkakton kaos në këtë rrugë, shkruan Portalb.mk.

Ata thonë që shpesh herë janë ankuar mirëpo mendojnë se kërkesat e tyre do të premtohen gjatë zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë vit.

“Ka një kohë të gjatë që kërkojmë polic të shtrirë dhe vija të bardha për kalimin e këmbësorëve dhe asgjë nuk po bëhet. Kjo rrugë është e gjerë dhe makinat realisht këtu bëjnë gara”, tha Imer Osmani, banor.

“Kjo rrugë është populluar dhe ka marketet më të mëdha të kësaj komune, Princin dhe Ramstore-in dhe sërish e njëjta nuk e sheh të arsyeshme t’i mbrojë banorët e saj. Pa kontrolle policore e pa polic të shtrirë makinat këtu fluturojnë”, tha Agim T., banor.

Rruga Çair
Rruga Çair

LEXO: Investime të panevojshme në Çair, anashkalohen kërkesat reale

Vendosin semafor kot, i cili ishte totalisht i panevojshëm në vend se të vizatojnë vija të bardha dhe të vendosin polic të shtrirë. Jemi mësuar me projekte të kota dhe realizime të panevojshme, duke i anashkaluar kështu kërkesat dhe nevojat e vetë banorëve. Pse nuk organizojnë takime me banorët t’i pyesin për hallet për nevojat, dinë të organizojnë takime e tubime vetëm para zgjedhjeve, por së shpejti po iu vie fundi”, tha për Portalb, Orhan Rahimi, banor.

“Rrugë të shkatërruara, banesa çdo pesë metra, mungesë e parkingjeve, mungesë e parqeve, rrugë pa shenja të komunikacionit, mirë se vini në Çair. Nuk e di se ku i çon paratë kjo komunë, kush i merr parat tona, që ne paguajmë tatim? Rregullimi i rrugëve nuk është projekt, por është detyrim që duhet të kryej komuna. Rregullimi i rrugëve bëhet me parat tona, që paguajmë tatime, e jo nga investitor. Nëse paska investitor atëherë kërkojmë nga komuna të na sqaron se ku shkojnë parat tona. Kush po han dreka e darka me parat e fukaraje? Po do vinë zgjedhjet dhe do trokasin derë më derë duke u lutur për një votë, por do të jetë vonë. Aq sa keni punuar për ne, me të njejtën meritë do tua kthejmë”, tha Ridvan G., banor.

Rruga Çair 3

Ndërkaq nga komuna e Çairit, qysh kohë më parë thanë për Portalb, se çështja e vendosjes së shenjave të komunikacionit, gjegjësisht të vijave për këmbësorët dhe policët e shtrirë do të behet në të ardhmen e shpejtë, mirëpo kaluan vite dhe kjo gjë si duket u harrua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button