Një vit pas, kërkesa e banorëve të Çairit has në vesh të shurdhër

Para një viti banorët e komunës së Çairit gjegjësisht ata të rrugës “Ferid Murati” bënë kërkesë për vizatimin dhe vendosjen e shenjave të komunikacionit.

Ata vazhdimisht ankohen dhe thonë që në këtë rrugë vozitet shumë shpejti si dhe nuk ka polic të shtrirë askund dhe vendkalime për këmbësorët.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

“Është bë si një pistë ku makinat bëjnë gara se kush bën zhurmë më shumë dhe kush vozitë më shumë. Nuk ka polic të shtrirë, të cilët mund të ngadalësojnë shpejtësinë e makinave”, tha Adnan Sh., qytetar.

“Lëre që vozisin si të çmendur gjithashtu edhe vija për këmbësorë nuk ka. Me gjithë ata banorë që jetojnë në këtë lagje, komuna nuk e sheh të arsyeshme që të vizatohen vija për këmbësorët si dhe të ndërmerren masa për shpejtësinë e makinave”, tha Boris R., qytetar.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

Banorët e kësaj lagjeje gjithashtu thonë se pothuajse çdo ditë ndodhin aksidente.

“Kur nuk ka rregull edhe është e pritur që të ketë aksidente. Edhe ato pak shenja komunikacioni që ka nuk respektohen. Nuk respektohet sidomos vija e plotë. Kjo rrugë është mjaft e banuar dhe ka tre marketet më të kërkuara në këtë lagje dhe normal që është shumë e frekuentuar por ja që lihet pas dore nga vetë komuna”, thonë për Portalb, banorët e kësaj lagjeje.

Nga Komuna Çair, Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm, Xhingis Hani, para një viti tha për Portalb, se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit dhe se së shpejti do të vizatohen vijat për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sërish janë vizatuar vijat e komunikacionit në rrugën Xhon Kenedi me të cilën edhe lidhet rruga “Ferid Murati”, mirëpo si duhet nuk iu duket ë arsyeshme që vijat e bardha të vizatohen edhe për këmbësorët.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

Kohë më parë nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu tha se në inboxin e faqes së tyre në rrjetin social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair!/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button