MPB dyshon në vëllain e Ermira Mehmetit për armëmbajtje

Vëllai i ish deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti, është i dyshuar se ka mbajtur armë pa leje, që ashtu siç njoftoi policia, në hapësirat e një bodrumi në të lagjes “Çair” janë gjetur dy kova me municion të shumëllojshëm, bomba  dore dhe granata minahedhëse, njofton Portalb.mk.

“Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, në hapësirat e bodrumit policia ka gjetur 19 granata të kalibrit 40 mm në rrethoren e fishekëve, 12 granata 40 mm të ngjitura me selotejp në kuti kartoni, dy bomba dore prodhimtari kineze, një shkrepëse për bombë dore, 25 plumba municion manovrik të kalibrit 7,62 mm dhe 10 plumba të kalibrit 7.62 mm municion mbushje”, shkruan buletini i MPB-së.

NOVATV” mëson nga burimet policore se vëllai i Mehmetit gjendet në shtëpi, ndërkaq me atë policia ka kryer bisedë dhe rastin e ka bartur te Prokuroria Publike.

“Është njoftuar Prokuroria Publike, procedura do të zgjasë dhe do të njoftoheni”, deklaroi ministri i Brendshëm nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu.

Familja Mehmeti nuk do të jep kurrfarë komenti në lidhje me rastin. Aksioni i MPB-së dhe bastisja në bodrumin e vëllait të Mehmetit, vjen me ardhjen në funksion ministri Nuhiu. Ermira Mehmeti më nuk është pjesë e BDI-së. Ajo më 30 dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë dhe më nuk është aktive në politik.

Ashtu siç i njoftua opinioni, Mehmeti ka hapur zyrë noteriale dhe njëkohësisht është këshilltare në Kuvendin e Austrisë.

Vëllai më i vogël i saj, Zamir Mehmeti, është njëri nga aktivistët e “Revolucionit Larman”, i cili ka luftuar kundër abolimit të presidentit Ivanov, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ishe pjesë e protestave antiqeveritare, por edhe është kritikues i ashpër i politikave të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button