Gjehen municion, bomba dhe granata në një bodrum në Çair

Në hapësirat e bodrumit nga një objekt banimi në lagjen Çair janë gjetur dy kova të mbushura me municion të shumëllojshëm, bomba dore dhe granata minahedhëse.

Policia njoftoi se dje në orën 15:22 në KVI-Shkup është denoncuar se në hapësirat e bodrumit nga një objekt banimi në lagjen Çair, janë gjetur dy kova të mbushura me municion të shumëllojshëm, bomba dore dhe granata minahedhëse.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, në hapësirat e bodrumit policia ka gjetur 19 granata të kalibrit 40 mm në rrethoren e fishekëve, 12 granata 40 mm të ngjitura me selotejp në kuti kartoni, dy bomba dore prodhimtari kineze, një shkrepëse për bombë dore, 25 plumba municion manovrik të kalibrit 7,62 mm dhe 10 plumba të kalibrit 7.62 mm municion mbushje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button