Gjërat që do të mbahen mend nga afera e përgjimeve “Puç“ (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike sot deklaroi se heqë dorë nga aktakuza për rastin “Puç“ pasi që gjendja faktike është e kundërt me dëshmitë nga rastet “Target” dhe “Fortesa”, njofton Portalb.

Rastin “Puç“ e hapi Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në prill të vitit 2015. Kjo ishte një farë lloj përgjigje ndaj “bombave” të Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar ishin, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

PSP tërheqë aktakuzën në rastin “Puç”

Në shkur të vitit 2015, në “Youtube” u publikua një bisedë nga bisedimet mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe atij të LSDM-së, ZOran Zaev. Në inçizim shihet se Zaev i thotë kryeministrit se posedon inçizime nga shërbime të huaja sekrete.

Gruevski, atëherë tha se Zaev ka marrë informatë nga shërbimet e huaja se nga ana e tyre janë inçizuar biseda të komprometuara telefonike të funksionarëve më të lartë  shtetëror, gazetarëve dhe politikanëve tjerë. “Me atë më ka shantazhuar të formoj qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Gruevski.

Gruevski iu përgjigj se në fakt inçizimet janë nga qytetarë të shqetësuar nga “shërbimet që janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së”, dhe jo nga shërbimet e huaja, dhe se sigurisht nuk do të ishte aq naiv që t’i tregojë kryeministrit se prej nga i ka përgjimet.

Gruevski më 25 shkurt të vitit 2015, deklaroi se ai ka kërkuar që të bëhet hetime të veçanta pasi që ka mësuar se është e mundshme kërcënimi. “Pas marrjes së këtyre informatave, erdhi edhe kërkesa e Zaevit për takim me mua. Atëherë nga Prokuroria kërkova që të zbatohen masa të veçanta “PIM”- masa”, tha Gruevski.

Këtë lëndë në fillim të vitit të kaluar PSP e ka kërkuar, pasi që ajo ka qenë kompetente për atë rast. PSP e ka marrë lëndën përpara gjashtë muajve dhe sot ka hequr dorë, përcjellë Portalb.

Rasti “Target” 18.11.2016

Rasti “Target”, i publikuar më 19 nëntor nga Prokuroria Speciale, zbardhi se, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e ka kryer procesin e përgjimit në mënyrë të paligjshme.

“10 persona të punësuar në DSK, në poste të ndryshme, që nga më të ulëtit e deri më të lartit, si bashkëpunëtorë, e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke i shkelur të drejtat e qytetarëve, gjegjësisht duke i përgjuar pa urdhër gjyqësor”, tha prokurorja e PSP-së Fatime Fetai, duke shtuar se përgjimet, të punësuarit e DSK-së i kanë kryer në periudhën prej vitit 2008-2015 nëpërmjet 3 sistemeve.

Sipas Fetait, janë ndjekur mbi 5800 numra, pa urdhër gjyqësor, ndërkaq më pas janë ndjekur edhe numrat të cilat kanë kontaktuar me të njëjtët.

DSK ka përgjuar me mijëra persona nga sferat e ndryshme, duke filluar nga politikanë, gazetarë, njerëz të jetës publike etj.

  • Ish redaktori i Televizionit A1, Borjan Jovanovski, në mënyrë të paligjshme është përgjuar në dy numra: Numri 1 numër – në periudhën 03.12.2010-10.01.2013 dhe Numri 2- 25.12.2012-10.03.2015
  • Gazetarja e javores “Fokus”, Meri Jordanovska në mënyrë të paligjshme është përgjuar në periudhën 15.02.2014-10.03.2015
  • Goran Mihajllovski në mënyrë të paligjshme është përgjuar 01.02.2013-10.03.2015

Telekomunikacionet nga një pjesë e të akuzuarve të rastit “Puç“, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur pa urdhër gjyqësor.

  • Zoran Verushevski është ndjekur 600 ditë pa urdhër gjyqësor
  • Sonja Verushevski është ndjekur 816 ditë pa urdhër gjyqësor
  • Branko Palisrov është ndjekur 90 ditë pa urdhër gjyqësor
  • Zoran Zaev është ndjekur në dy numra: Numri 1 mbi 1150, numri 2 mbi 400 ditë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, nuk është përgjuar asnjë ditë, ja disa nga politkanët që janë përgjuar:

  • Gordana Jankullovska është përgjuar:  732 ditë është përgjuar në mënyrë të paligjshme
  • Mile Janakievski  është përgjuar në 3 numra: Numri 1 – 732 ditë, numri 2-553 ditë dhe numri 3 – 816 ditë
  • Ali Ahmeti është përgjuar në dy numra – numri 1 – 338 ditë, numri 2-867 ditë
  • Menduh Thaçi në dy numra 1257 ditë
  • Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra: Numri 1 -32 ditë dhe numri 2-92 ditë
  • Musa Xhaferi është përgjuar: 1658 ditë
  • Hari Kostov është përgjuar: 732 ditë
  • Imer Selmani është përgjuar: 920 ditë

Fetai shtoi se përgjimet kanë vazhduar edhe pas publikimit të bombave. Nga publikimi i materialeve të përgjuara deri më 31.12.2015, gjithsej pa urdhër gjyqësor janë ndjekur 138 numra telefonik. Procesi i keqpërdorimit, gjegjësisht përgjimit të paligjshëm ka vazhduar edhe në vitin 2016, trnasmeton Portalb.

Rasti Fortesa – 30 mars, 2016

Në vitin 2015, pas vendimit të Gjykatës Themelore i dyshuari i parë, me qëllim që t’i mbulojë veprat e personave tjerë ka dhënë urdhër gojor që të shkatërrohen mjetet dhe sistemet me të cilat është bërë përgjimi.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska me anë të një grafikoni e elaboroi rastin në detaje se si ka ardhur deri te shkatërrimi i mjeteve për përgjim dhe dy sistemeve më të cilën është përgjuar.

Ristovska ka njoftuar se në këtë lëndë janë përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy kryeshefë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.

“Bëhet fjalë për rast të komplikuar. Në këtë lëndë të janë pesë persona të dyshuar, dy kryeshefa në DSK dhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska që në gjysmën e parë të viti të 2015 duke i tejkaluar kompetencat zyrtare, të ndihmuar nga një ish shef, i kanë shkatërruar mjetet për përgjime që njëkohësisht kanë i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të R.M.-së 10 milionë euro. Pajisja është dërguar në depo ku është shkatërruar dhe mbikëqyrur. Prej atje, copat janë dërguar në depo tjetër dhe janë shkatërruar për herë të dytë, dhe më pas janë kthyer në depo të dytë.”, tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button