Projektet kulturore: BDI nuk e ka idenë se kur do të bëhen

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Bexhihudin Shehapi nuk jep afat të caktuar se kur duhet të përfundojnë ndërtimet e objekteve të Teatrit në Shkup , si dhe për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, raporton Portalb.mk.

“Është fakt se ka stagnime, por asnjëherë nuk është ndalur puna. Kemi tejkaluar disa pengesa. Teatri shqiptar në Shkup dhe Biblioteka dhe Teatri në Tetovë janë një realitet. Atë realitet ne e shohim me sy, po punohet. Është çështje kohe kur do t’i shohim këto objekte të kompletuara”, u përgjigje Shehapi, kuadër i BDI-së.

Gazetari: Kur?

Shehapi: Shumë shpejt, punohet! Puna e gazetarëve është të pyesin kur, unë ju them shumë shpejt!

Gazetari: Janë tejkaluar afatet prandaj parashtrohet pyetja kur?!

Shehapi: Pikërisht, por kemi ndërmarr aktivitete konkrete në tejkalimin e problemit. Do të rrumbullakohet ajo punë shumë shpejt.

Ndërtimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës ka filluar më 2014. Ndryshe, edhe afati i përfundimit të punimeve të Teatrit shqiptar në Shkup u shty disa herë për arsye të ndryshme, më pas u shty në shtator të vitit 2015 dhe në fund në tetor 2016, por as tani nuk ka rezultat konkret./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button