Sërish shtyhet afati i përfundimit të Teatrit Shqiptar

Objekti i Teatrit Shqiptar në Çarshinë e Shkupit është në rinovim për pothuajse dy vjet. Projekti i është besuar një kompanie ndërtimore italiane, e cila përveçse ka filluar me disa muaj vonesë me punimet, nuk ka arritur që të finalizojë projektin në afatin e paraparë, që ishte fundi i shtatorit.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe i mbikëqyrur nga Instituti i Ndërtimit “Makedonija”.

Lidhur me këtë, drejtori i Teatrit, Adem Karaga vlerëson se vonesat gjatë punimeve kanë ndodhur për çështje objektive. “Punimet për fat të keq edhe filluan pak me vonesë për hir të hapësirës ku ne jemi, punimet sigurisht që u vonuan pak për hir të kushteve klimatike, temperaturat ranë shumë poshtë, kështu që edhe punimet u prolonguan. Këto janë gjëra që edhe ne nuk mund t’i parandalojmë sigurisht”, informon Karaga, transmeton TV21.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button