Jovan Ilievski: Nuk dua të më trajtojnë si baxhanaku i Mijallkovit

Nuk dua të më trajtojnë si baxhanaku i Mijallkovit, tha për DW Jovan Ilievski, i cili dje me 106 vota “për”, u zgjodh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) për gjykatës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, transmeton Portalb.mk.

“Edhe para Komisionit tonë isha plotësisht i sinqertë. Në të gjitha këto vite kam punuar shumë.  Nuk ishte e drejtë dhe më vjen keq që në publik jam trajtuar si “baxhanaku i Mijallkovit”, sepse nëse shikohet kronologjia e karrierës sime profesionale, është e qartë se  jam zhvilluar në vitet para se garnitura e VMRO-DPMNE-së të vinte në pushtet” tha Ilievski menjëherë pasi mediat publikuan lajmin e zgjedhjes së tij, “Sigurisht që prisja dhe shpresoja, sidomos pasi hyra në procesin e fundit të përzgjedhjes, i cili ishte shumë i lodhshëm. Mendoj se i posedoj të gjitha kualifikimet e kërkuara për funksionin që duhet ta kryej. Sipas informatave nga APKE, deputetët e VMRO-DPMNE-së në mënyrë agresive kanë lobuar tek deputetët e partive të djathta, partive simotra, të cilët janë shumicë në Asamblenë Parlamentare. Kështu u “ndal” përparësia fillestare e Gaber-Damjanovskës. Nuk kam informata të tilla dhe mendoj se kjo nuk është e vërtetë. Për kundrazi, kam informata se kundër meje janë dërguar shumë letra, me shumë të pavërteta. Nuk e di se kush e bëri atë. Ajo që e di – është se është punuar kundër meje, jo për mua” shtoi Ilievski.

Përveç Ilievskit kandidat ka qenë gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, profesoresha Natasha Gaber- Damjanovska, e cila fitoi 86 vota, si dhe Zvonimir Jankullovski, profesor dhe ambasadori aktual i Maqedonisë në Vatikan. Paraprakisht, Komisioni për Zgjedhjen e Gjyqtarëve në APKE pati diskutime me kandidatët nga Maqedonia, pas së cilave me një shumicë të ngushtë i dha përparësi Natasha Gaber- Damjanovskës. Zvonimir Jankullovski nuk mori rekomandim nga Komisioni i APKE.

Ndërkohë gjykatësja Natasha Gaber – Damjanovska në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar “Sa më pyesni veç e veç. Ja po ju tregoj, Ilievski 106 vota, unë 86. Shumë edhe nga Evropa” njofton Portalb.

Ndryshe, për zgjedhjen e gjykatësit të ri, ka reaguar ashpër edhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button