Baxhanaku i Mijallkovit, Jovan Ilievski është zgjedhur për gjykatës në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e zgjodhi, Jovan Ilievskin për gjykatës të Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, njofton Portalb.
Ilievski është baxhanak me ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ndërkaq deri tani ka punuar si prokuror në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ilievski, në votimin e fshehtë në të cilën kanë marrë pjesë parlamentarë nga 47 – anëtare të Këshillit të Evropës, fitoi 106 vota, kundër kandidatit të tij, gjykatëses nga Gjykata Kushtetuese Natasha Gaber Damjanovska e cila mori 86 vota. Në konkurrencë ka qenë edhe Xvonimir Jankullovski.
Më parë Komisioni për zgjedhjen e gjykatësve nga APKE, i ka shqyrtuar kandidaturat dhe ka kryer bisedim me tre kandidatët, më pas përparësi iu dha Gaber – Damjanovskës, përpara Jovan Ilievskit. Nuk është e ditur se çfarë ka shtyrë deri në përmbysjen e rezultatit. /Portalb