fbpx

Maqedoni, pa regjistrim të popullsisë, planifikimet shëndetësore janë të hendikepuara

Në Republikën e Maqedonisë regjistrimi i popullsisë nuk është bërë që nga viti 2002. Еdhepse disa herë është përmendur, akoma nuk ka asnjë vendim konkret në këtë drejtim. Të pyetur pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë, njohësit e çështjeve shëndetësore deklaruan për Portalb se regjistrimi duhet të bëhet domosdoshmërisht, pasi në të kundërt të gjitha planifikimet janë të cunguara.

Arben Taravari
Arben Taravari

Sipas neurologut, Arben Taravari regjistrimi i popullsisë është bazë për projektet për zhvillimin e shëndetësisë. Ashtuqë në mungesë të regjistrimit, planifikimet shëndetësore janë të hendikepuara.

Është standard botëror që çdo 10 vjet të ketë regjistrime të popullatës. Qëllimi i këtij regjistrimi është që të regjistrohen zhvillimi dhe trende të ndryshme të popullatës në shtete, regjione dhe kontinente te caktuara. Çdo shtet normal këto numra mandej i shfrytëzon për planifikim të zhvillimit të arsimit, ekonomisë, shêndetsisë, po edhe segmenteve tjera në shoqëri.”-sqaroi Taravari, Në Maqedoni tash më 16 vjet nuk ka pasur regjistrim të popullatës dhe normalisht ky është nje hendikep për popullatën në këtë shtet e veçenarisht për njerëzit që bëjne planifikime për zhvillim të projekteve të caktuara në të ardhmen e mesme dhe të largët, këtu përfshirë edhe arsimin dhe shëndetsinë.

Projektet në zhvillimim e Shëndetit publik janë veçenarisht të bazuara në regjistrimet e parametrave të ndryshme që dalin nga regjistrimi i popullatës. Në këtë drejtim Maqedonia për shakak të mungesës së nje regjistrimi të mirfilltë në 16 vitet e fundit, është e hendikepuar. Të gjitha planifikimet shëndetsore janë të cunguara për arsye të pamundësisë për të bërë projeksione reale të dukurive dhe fenomeneve posaçerisht në shëndetësi.

Lupco Petkovski
Lupço Petkovski

Nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, Lupço Petkovski theksoi për Portalb se është turp që për interesat e elitës politike anashkalohet nevoja për regjistërim të popullsisë. Ai theksoi se regjistri i popullsisë duhet të bëhet patjetër, pasi është i rëndësishëm për përpilimin e të gjitha politikave, përfshirë edhe shëndetësinë.

“Regjistrimi është i nevojshëm për përpilimin e cilësdo politike, aty janë të dhënat më të mira që ekzistojnë. Për secilën politikë kyçe është i rëndësishëm, edhe për shëndetësinë. Si do ta dinim ne se sa ka njerëz të rritur, si është struktura e pleqërisë, e cila është një nga çështjet kryesore në shëndetësi?! Si do ta dinim sa specialistë të ndonjë lëmie të caktuar janë të nevojshëm të punësohen në një qytet?! Ndoshta ka edhe mënyra tjera, megjithatë regjistrimi i popullsisë është mënyra më e mirë që kjo të dihet.”-u shpreh Petkovski, “Dhe në bazë të përqindjeve të regjistrit të dijmë sa jemi, si jemi, çka jemi. Të shihet ku harxhohen paratë, çfarë duhet të jenë prioritetet… gjithçka tjetër është një përrallë. Më duket se ajo që bëhet tani është shumë joserioze, për shkak të interesave politike është vendosur të anashkalohet regjistrimi i popullsisë dhe ja nuk flitet aspak pët të.”

“Regjistri duhet të bëhet patjetër, ata dëshirojnë të politizojnë dhe ta vendosin vetëm në kontekst të çështjes etnike, megjithatë kjo, sipas meje, është tejkaluar. Nuk mundet e drejta të problematizohet për shkak të numrave. Por elitave tona politike, me sa duket, si asaj maqedonase ashtu edhe asaj shqiptare në pushtet iu konvenon nga kjo të bëjnë përrallë dhe të luajnë me frikën e njerëzve dhe ndonjë urrejtje nga e kaluara, paragjykime, stereotipe e kështu me radhë. Megjithatë kjo duhet patjetër të tejkalohet, askush nuk do të na konsiderojë si shtet serioz derisa këtë  nuk e bëjmë, është turp që asgjë nuk bëhet në këtë drejtim.”-deklaroi Petkovski.

Sipas tij, regjistrimi i popullsisë me kryqëzim të regjistrave është e mirë dhe ka disa shtete që e bëjnë regjistrimin në këtë mënyrë konvencionale, klasike, tradicionale. Por teza që qeveria do t’i përmirësojë regjistrat për disa ditë, pasi kanë blerë softuerë është absolutisht një manipulim i rëndë, sepse duhet kohë “Ky ishte proces që konkretisht 30 vite zgjati në vendet skandinave”-kujtoi ai.

Ndryshe, Regjistri i popullsisë është sistem i të dhënave për qytetarët e një vendi, i cili për qëllim të saktësisë bëhet çdo 10 vjet. Ai përmban të dhëna relevante të nevojshme për planifikim të programeve qeveritare në sfera të ndryshme. Përfshin të dhënat elementare si: data dhe vendi i indjes, gjinia, data dhe vendi i vdekjes, shtetësia/shtetësitë, statusi martesor; por edhe të dhënat shtesë, siç janë: përkatësia etnike, niveli arsimor, profesioni etj. /Portalb.mk

LEXO: Maqedoni, strategji të dobëta arsimore pa regjistrim të popullatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button