Gruevski: Do të ketë regjistrim të popullatës

“Sa banorë ka Republika e Maqedonisë? A planifikon kjo qeveri ta bëjë ndonjëherë regjistrimin.. duket se interes për një gjë të tillë nuk ka. Partitë u morën vesh për gjithçka por vetëm regjistrimin askush nuk e përmendi. Tani grupet e punës ulen, negociojnë si ta pastrojnë listën zgjedhore, në vend që të bëhej regjistrimi dhe pastaj të bëhej edhe një listë reale të votuesve”, tha sot në Kuvend, Roza Topuzova Karevska, deputete e pavarur.

Kryeministri Gruevski theksoi se qeveria ka ndërmend të realizojë regjistrimin e popullsisë, megjithëse nuk ofroi një kornizë kohore se kur do të ndodhte kjo përfundimisht.

“Përgjigjja është po. Synojmë ta bëjmë regjistrimin. Ndërkohë, po bëjmë parapërgatitjet në dy drejtime. Në drejtim të lidhjes elektronike të regjistrave amë, që pjesa më e madhe e regjistrimin të kryhet në mënyrë elektronike dhe në këtë drejtim kemi rezultate. Presim që deri në fund të vitit të mbërrijë pajisja e plotë për lidhjen e të gjitha regjistrave amë”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski nga ana tjetër nuk kurseu akuzat ndaj LSDM-së, madje e fajësoi opozitën për bllokim të shumë projekteve, për shkak të krizës që krijoi në politikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button