Bejli e përshëndetë arritjen e marrëveshjes për dalje nga kriza politike
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, sot e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive politike për dalje nga kriza, njofton Portalb.
“Urime për Maqedoninë për marrëveshjen e 20 korrikut – mundësi për demokracinë”, shkruan Bejli në profilin e tij personal në rrjetin social “Twitter”, duke ia bashkëngjitur edhe marrëveshjen zyrtare.
Congratulations #Macedonia on the July 20 Agreement – An opportunity for democracy! https://t.co/ZJ0fnbYmEg
— Amb. Jess Baily (@AmbBaily) July 21, 2016
Përndryshe, arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, i cili ka porositur se tani duhet impuls që të ruhet marrëveshja dhe të implementohen reformat, të cilat janë kyçe për përparim të qëndrueshëm. /Portalb