Shkup, të gjitha detajet e marrëveshjes së arritur për dalje nga kriza politike

Katër partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare dje arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, njofton Portalb.

Arritja e marrëveshjes u konfirmua edhe pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve nga përfaqësuesi i VMRO-së, Nikolla Todorov.

Ende nuk është përcaktuar data e saktë e zgjedhjeve, Todorov tha se do të merren vesh sërish që këtë herë data të jetë definitive.

“Marrëveshja është arritur, do të ketë një qeveri kalimtare”, deklaroi ambasadori amerikan Xhes Bejli, pas daljes nga Klubi i Deputetëve.

Më poshtë mund t’i lexoni detajet:

  • Në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, Kodin Zgjedhor do të ndërrohet në 22 korrik. Sipas marrëveshjes, 171.500 votues do të vendosen në listë të veçantë dhe vota e tyre nuk është kontestuese.

  • Në lidhje me 39.502 votues nga kontrolli i kryqëzuar do të ketë 25 ditë që vetë të paraqiten për votim. Ata që nuk do të paraqiten, nuk do të kenë të drejtë vote.

  • Në lidhje me mediat, ligji për Agjencinë e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele do të implementohet 15 ditë nga data e marrëveshjes së sotme. Do të formohet ad – hok trup për monitorim të raportimit të medaive, në bazë të Kodit Zgjedhor. Ky trup do të funksionojë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërkaq do të formohet 30 ditë nga data e kësaj marrëveshje, transmeton Portalb.

    Ky trup do të përbëhet nga 5 anëtarë, në konsultime me organizatat relevante profesionale, katër partitë do të zgjedhin katër anëtarë, nga të cilët njëri do të jetë shqiptar, ndërkaq katër të zgjedhur të tjerë, kanë 15 që me konsensus ta zgjedhin edhe anëtarin e pestë. Ky trup do të kryej vlerësim të raportimit të balancuar.

    Shkelja e parë do të sanksionohet me paralajmërin, ndërkaq nëse për së dyti ndodhë atëherë do të ketë dënime me para. Asnjë gazetar ose medium nuk do të dënohet për tregimin e mendimit të tyre, të cilët megjithatë, sipas marrëveshjes, duhet të dallojë nga plasimi i informatave.

  • Katër partitë politike detyrohet që ta zbatojnë legjislacionin mediatik në bazë të reformave prioritare të Raportit të Pribesë në afat prej gjashtë muajve.

    Në pajtim me partitë tjera, partia më e madhe opozitare do të nominojë redaktor në redaksinë informative të RTVM-së nga ekspertë të kësaj fushe.

    Nëse partitë konstatojnë se kushte për zgjedhje ka, redaktori i shërbimit publik do të hyjë në funksion 100 përpara zgjedhjeve, përcjellë Portalb.

  • Në lidhje me Qeverinë e Përzhinës, nëse zgjedhjet do të mbahen në vitin 2016, ajo do të fitojë mandat 100 dit përpara ditës së zgjedhjeve. Vendimet ligjore të sjella nga ana e VMRO – DPMNE-së dhe BDI-së të cilët kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kompetencat e ministrit të kësaj ministrie do të suspendohet deri më 1 janar të vitit 2017.

    Vendimet kadrovike të ministrit të Punëve të Brendshme janë limituar deri në 15 persona të pozitave udhëheqëse dhe mundësi për 10% nga numri i zhvendosjeve horizontale, të cilat pushteti aktual i ka bërë nga viti 2013 dhe 2014.

  • Në lidhje me Prokurorinë Speciale, në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që ligji për Prokurori Speciale dhe pjesa e saj është antikushtetuese, katër partitë detyrohen që të pajtohet që ligjin ta përshtatin me vendim të Gjykatës dhe përsëri ta formojnë Zyrën sipas këtij vendimi, në afat prej 5 ditëve. Patjetër duhet të përmbahen efikasiteti, fokusi dhe qëllimet e PSP-së.

    Katër partitë i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të sjellë vendim në lidhje me ligjin për PSP sa më shpejtë të jetë e mundshme, në seancën e ardhshme. /Portalb

Marrëveshjen në gjuhën angleze mund ta lexoni: KËTU

Reagimet pas arritjes së marrëveshjes:

Han: Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button