Han: Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike në Maqedoni

Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Tuiter” e përshëndeti marrëveshjen midis katër partive kryesore politike në Republikën e Maqedonisë me qëllim që t’i jepet fund krizës politike në vend.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Han porositi se përfundimisht vijnë “lajme të mira nga Maqedonia”, duke shtuar se kjo marrëveshje e cila parasheh mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor është “hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike”.

“Lajme të mira nga IRJM: partitë politike arritën marrëveshje për çështjet e hapura në bisedimet për marrëveshjen e Përzhinës. Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike. Tani duhet të ruhet momenti: zbatimi i plotë i reformave kyçe për progres të qëndrueshëm”, porositi Johanes Han në “Tuiter”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button