Shqipja e anashkaluar në MPJ, numri i lënë për kontakt nuk ekziston

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme mund të gjeni versionin në gjuhën maqedonase dhe atë në gjuhën angleze, por jo versionin në gjuhën shqipe. Për mungesën e versionit shqip në ueb-faqe, Portalb.mk akoma nuk ka pranuar asnjë përgjigje. Ndërsa numri i lënë për kontakt nuk ekziston.

Sipas ueb-faqes së ministrisë, Silvana Ivanovska është përgjegjëse për t’u përgjigjur në kërkesat për qasje deri tek informacionet e karakterit publik. (Shiko fotografinë e bashkangjitur!)

kontakt

 

Gazetarja provoi të kontaktojë në numrin e lënë, por i njëjti nuk ekziston. Ndërsa akoma nuk ka pranuar përgjigje për dy pyetjet e dërguara para më se 50 ditëve “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme?” dhe “A mund të pritet version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme në një të ardhme të afërt?”

mail

Sipas Nenit 21 të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet e karakterit publik, poseduesi i informacionit është i obliguar që menjëherë të përgjigjet në kërkesën e kërkuesit, më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Sipas Nenit 22, nëse poseduesit të informacionit i duhet kohë shtesë afati mund të vazhdohet, por jo më shumë se 40 ditë nga dita e pranimit të kërkesës.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme kryen aktivitetet që lidhen me: Punët e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë; Ngritjen, zhvillimin dhe koordinimin e marrëdhënieve, paraqitjen dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë ndërkombëtarisht; Mbrojtjen e interesave, të drejtat dhe pronën e Republikës dhe qytetarëve të saj dhe të personave juridikë jashtë vendit; Organizimin dhe menaxhimin e misioneve diplomatike, konsullore të Republikës së Maqedonisë; Nënshkrimi dhe mbajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare; Përkufizimin dhe demarkacionin e kufirit shtetëror; Akreditimin e ambasadorëve etj./Portalb.mk

LEXO: Presidenti i Maqedonisë nuk përfill gjuhën shqipe!
LEXO: Përgjegjës të hutuar, asnjë sqarim për mungesën e versionit shqip në ueb-faqen e Qeverisë
LEXO: Ueb-faqja e MPB-së vetëm maqedonisht, nuk pranojnë asnjë gjuhë tjetër (FOTO)
LEXO: Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe
LEXO:
 Ministria e Financave të Maqedonisë nuk respekton shqipen duke u arsyetuar se askush nuk e respekton!
LEXOMinistria e Transportit dhe Lidhjeve e mbyllur hermetikisht për gjuhën shqipe
LEXO: Ministria e Kulturës nuk ndjen përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button