Askush nuk di se kur do të përfundojnë punimet në Teatrin shqiptar?!

Teatri shqiptar në Shkup ende nuk është afër përfundimit të renovimit të tij, i cili duhej të jetë gati para vitit të ri 2016.

Afati i përfundimit të punimeve u shty disa herë për arsye të ndryshme.

Tani për momentin nuk është duke u punuar, këtë gjë e vërtetoi edhe gazetari i Portalb i cili ishte në vendngjarje dhe shikoi se në çfarë gjendje ndodhet ky objekt tani.

Teatri Kombëtar Shqiptar - Shkup
Teatri Kombëtar Shqiptar – Shkup

Shitësit për rreth teatrit thonë se punimet nuk bëhen rregullisht.

“Ne jemi këtu gjithmonë dhe shohim. Nuk punohet tërë kohën, nuk e di, ndonjëherë shikojmë e ndonjëherë jo punëtor”, thonë tregtarët.

Nga ana tjetër nga Ministria e Kulturës thonë për Portalb, se është duke u punuar në rikonstruimin e teatrit por nuk japin datë se kurë ato do të përfundojnë.

“Për momentin mund të mos jetë duke u punuar shkaku i kushteve atmosferike, mirëpo punimet janë duke u zhvilluar ashtu siç kanë qenë të planifikuara. Datë të saktë nuk mund të japim sepse po punohet në pjesën e jashtme të objektit dhe këtu ndikon shumë faktori atmosferik”, thonë nga zyra për informim në Ministrinë e Kulturës.

Teatri Kombëtar Shqiptar - Shkup
Teatri Kombëtar Shqiptar – Shkup

Ndryshe, TV Alsat-M kohë më parë publikoi lajmin për dështimin e punimeve për shkak të falimentimit të firmës italiane e cila kishte fituar tenderin për rindërtimin e këtij objekti kulturor shqiptar.

Kurse të njejtat drejtori i Teatrit, Adem Karaga i mohoi, duke thënë se nuk është e vërtetë që projekti për renovim ka dështuar, dhe se punimet po vazhdojnë.

LEXO MË SHUMË :

Sërish shtyhet afati i përfundimit të Teatrit Shqiptar

Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar

Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!

Shkup, vetëm 8 milionë euro për rikonstruimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button