‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë: nostalgji për jetën para përleshjes së 9 majit (FOTO)

Në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, e cila ndërkombëtarisht u bë e njohur për konfliktin e përgjakur 9 muaj më parë, ndër tjerash gjithandaj mund të shohësh materiale dhe mjete ndërtimore të lëna mbi baltë; ndërtesa të pambaruara, të pa-pajisura, boshe; herë pas here ndonjë banor  të moshuar që viziton fqinjët e kthyer; rrallë edhe ndonjë fëmijë, që nuk duron dot largësinë nga shokët e lagjes. Për Portalb banorët shprehën  nostalgjinë, që ndjejnë për pamjen e lagjes dhe vetë jetën e tyre para konfliktit.

‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016

“Shtëpinë jemi duke e ndërtuar, po jetojmë me qira në një shtëpi tjetër pranë shkollës. Më merr malli për shokët, ndonjëherë vij të luaj me ta. Por akoma nuk janë kthyer të gjithë shokët, vetëm disa janë këtu. Më ka marrë malli të luajmë të gjithë së bashku.”-tha Fisnik Lutfiu, 9 vjeçar.

Ndërkohë shoku i tij, Driloni ka një dëshirë edhe më të madhe.

“Unë babin e kam në burg. Jam djali i Irfan Lutfiut. Më ka marrë malli, por tani jam i vogël nuk më lejojnë ta shoh.” -tha Driloni, 5 vjeçar, “Kam dëshirë që babi të vij sa më parë në shtëpi. Kur babi ishte këtu, më blente motora.”

Shtëpia e Besnikut
Shtëpia e Besnikut

“Lagjes i mungon gjallëria. Më parë kishte fëmijë që dilnin e luanin. Ishte shumë mirë! Por akoma fëmijët e lagjes nuk janë kthyer, po edhe ato pak që janë nuk kanë se ku të luajnë.  Siç e shihni ka shumë baltë. E kemi shumë të vështirë biles të kalojmë nëpër këtë rrugë që duhet ta ecim çdo ditë.”-tha Bedri  Sulejmani, 19 vjeçar, “Këtu jemi rreth 10 familje.  Të tjerët po qëndrojnë nëpër farefis e dikush me qira. Ja psh. bashkëshortja e Besnikut po qëndron tek babai i saj, bashkë me fëmijët. Ne si banorë jemi organizuar dhe po ia ndërtojmë shtëpinë.”

“Shumica e shtëpive edhepse janë të ndërtuara me tulla dhe janë mbuluar, nuk janë akoma të banueshme. Banorëve paratë nuk u kanë mjaftuar për të blerë orenditë e nevojshme. Ashtuqë më shumë se gjysma janë jashtë lagjes.”-tha Shaban Demiri, përfaqësues i ‘Shtabit emergjent’.

“Shtëpia ime është në fund të lagjes. Ka qenë tërësisht e shkatërruar. Kemi arritur vetëm ta mbulojmë.”-deklaroi një 53 vjeçare, e cila qëndron me qira.

“Mbi gjysma e banorëve ende nuk janë kthyer. Shtëpitë nga jashtë janë të ndërtuara, por 80% nuk janë të banueshme. Ja dhe unë jam duke qëndruar me qira. Vij vetëm ndonjë ditë për të pastruar diçka. Paratë për qira i japim nga xhepi jonë. Tre muajtë e parë na i ka kompensuar shteti dhe prej atëherë më nuk ka asgjë.”-tha Ramadan Baftiu, 50 vjeçar, “Jetën e kam pasur të mirë, asgjë nuk më ka munguar. Shtëpia që tani po duket e re, ka qenë akoma më e mirë dhe më e re se tani. Nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, jeta ime jo 100% por ka ndryshuar 500%. Harmoninë e mëhershme më nuk e kam. As pas 10 vitesh nuk do të mund të bëhet si ka qenë dikur. Ato ditë më nuk kthehen kurrë.”

Gjatë konfliktit të armatosur që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ishin vrarë 10 anëtarë të grupit të armatosur, 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 37 të tjerë u lënduan. Për rastin në fjalë fillimisht ishin arrestuar tridhjetë persona dhe 7 tjerë në aksionin policor të tetorit. U dëmtuan 127 familje apo gjithsej 549 banorë; 26 shtëpi u dëmtuan pjesërisht, ndërsa 17 tërësisht./Portalb.mk

‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016
‘Lagjja e Trimave’-Kumanovë, 14.02.2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button