Versioni i policisë për aksionin e sotëm në Kumanovë dhe Shkup (VIDEO)

MPB në orët e hershme të mëngjesit në koordinim me Prokurorinë realizoi planin operativ “Rrufeja”, raporton Portalb.

Në lidhje me aksionin ka mbajtur konferencë për shtyp Ministria e punëve të Brendshme. Sipas tyre, aksioni kishte për qëllim zbulimin e rrjetit të ndihmësve të grupit të armatosur që ishte pozicionuar në Kumanovë.

“Gjatë kësaj kohe kishim dokumentuar lidhjet e tyre me grupin e Kumanovës, si dhe për sulmin në Gushincë. Të dyshuarit kryesisht kanë qenë logjistikë. Njëri nga të dyshuarit ka planifikuar që gjatë aksionit policor në Kumanove të mobilizojë disa të rinj dhe të sulmojë policinë në Shkup për ta defokusuar policinë”, tha zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, raporton Portalb.

Ai njoftoi se bëhet fjalë për 7 persona nga mosha 20-74 vjeçare, prej të cilëve 3 janë nga fshati Hotël- Kumanovë, 2 nga fshati Brezë, dhe nga një nga fshati Haraçinë dhe Mateç. Ata akuzohen për veprën terrorizëm. “Nëpër shtëpitë e tyre janë gjetur harta të Shqipërisë së madhe dhe UÇK-së, korniza për plumba, pistoleta dhe fotografi të pjesëtarëve të UCK-së”, deklaroi ai.

Kotevski ka informuar se gjatë aksioni nuk është shënuar ndonjë incident. Ai ka shtuar se të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button