Çfarë fshihet pas projektit me kartelat shëndetësore, u krijuan për një gjë, përdoren për tjetër!

Projekti gjigant i kartelave elektronike kishte për qëllim që të zëvendësonte librezat e tanishme mjekësore me kartela elektronike të cilat do të funksiononin me një sistem elektronik të veçantë, mirëpo kjo gjë nuk po ndodh, kartelat elektronike tani më disa vite po përdorën vetëm si kartonë të kaltër.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), gjithashtu disa herë ka shkelur afatet për përpunimin dhe lëshimin e kartelave.

LEXO: Skadoi afati për shpërndarjen e mbi 92 mijë kartelave elektronike shëndetsore

Pse shkelet afati për kartelat elektronike?

Librezat e vjetra mbeten në përdorim

Kurse tani ka skaduar afati kur Fondi i Sigurimit Shëndetësorë duhej të përgatit dhe shpërndaj mbi 100 mijë kartela elektronike shëndetësore, për qytetarët të cilët akoma nuk janë pajisur me to.

Nga ky institucion për Portalb bëjnë të ditur se kartelat për të cilat është bë kërkesë dhe pagesë tani më janë shtypur dhe së shpejti do të bëhet shpërndarja e tyre. Gjegjësisht ata thonë se të hënën qytetarët që kanë bë kërkesën dhe pagesën do të pajisen me kartelat elektronike shëndetësore.

“Të punësuarit tonë gjatë periudhës në vazhdim do të përdorin të gjitha mjetet e komunikimi dhe do t’i njoftojnë qytetarët për të ardhur dhe për ti marrë kartelat. Bëhet fjalë për 106.541 kartela elektronike për të cilat qytetarët kanë bërë kërkesë, të cilat janë gati dhe do të mund t’i tërheqin në vendet ku kanë bë kërkesën, duke filluar prej ditës së hënë”, thonë nga Fondi.

Kurse sa i përket sistemit elektronik që duhej të krijohet për të zëvendësuar librezat shëndetësore momentale, nga FSSH, thonë se është duke u punuar në këtë aspekt, duke mos dhënë afat apo datë kur ky sistem do të jetë gati.

Nga ana tjetër qytetarët vazhdojnë të ankohen se presin radhë tek sportelet e Fondit për të marrë kartonë të kaltër, edhe pse kanë paguar për kartelat elektronike shëndetësore, gjithashtu nuk e kanë të qartë ende përdorimin e tyre.

“Kjo nuk është e drejtë, ne pagesën e kemi bë, dhe prapë presim radhë të gjata këtu. Ka shumë që nuk i kanë marrë. Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë. Edhe kur të shkojmë te mjeku, më ka rastis me babin tim,  jemi të obliguar të kemi edhe librezën me vete, pse ndodh kjo? A nuk duhej që këto kartela të funksionin si libreza. Nuk e di çfarë po ndodh, ka shumë manipulime, mashtrime e vjedhje”, tha Anita T., qytetare.

Ata thonë se ishin nën presion që më shpejtë të bëjnë pagesën për t’i respektuar afatet tani fondi është ai që po shkel afatet që vet i ka caktuar.

“Tërë kohën thuheshte në media se afati skadon me kaq e kaq se pastaj do të ketë sanksione nga fondi. Se duhet patjetër t’i kemi kartelat, kurse tani vetë Fondi po shkel afatet që vet i ka përcaktuar. Kjo është marrëzi e turpshme që veç tek ne ndodh”, tha Adem Q., qytetarë.

LEXO MË SHUMË:

Kartelat elektronike shëndetësore, iritohen qytetarët

Skadoi afati për shpërndarjen e mbi 92 mijë kartelave elektronike shëndetsore

Kartelat shëndetësore vazhdojnë të mbeten copëza plastike pa vlerë

FSSH ka lëshuar 1.500.000 kartela shëndetësore

Pse shkelet afati për kartelat elektronike?

Kartelat shëndetësore thuajse të pavlefshme!

Projekti gjigant me kartela jofunksionale të shëndetësisë!

Librezat e vjetra mbeten në përdorim

Pacientët të lodhur nga mjekët që nuk e njohin sistemin e ri elektronik

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Fondi shendetesor ia ka arritur qellimit,por qytetaret nuk e kane kuptuar.Qellimi i fondit ka qene te mbushi arken me para edhe ate ne dy aspekte:1)mos beje harxhime per kartonat e kaltert dhe 2) Me kete rast mbush fondin me para,ndersa kur do te jene gati t’i perdorin te njejtat do te gjejne shkak per ndryshimin e te njejtave dhe leshimin e kartelave te reja,ne mos tjeter atehere do te kerkohet foto e poseduesit te karteles + nje cip dhe ja vlera e re prej 10 eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button