Skadoi afati për shpërndarjen e mbi 92 mijë kartelave elektronike shëndetsore

Ka skaduar afati kur Fondi i Sigurimit Shëndetësorë duhej të përgatit dhe shpërndaj mbi 92 mijë kartela elektronike shëndetësore, për qytetarët të cilët akoma nuk janë pajisur me to. Edhe pse në fund të vitit të kaluar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësorë të Maqedonisë theksuan se sot është afati përfundimtarë për përfundimin e këtij operacioni, edhe më tej nuk ka informacione nëse ka filluar realizimi i tij, njoton Alsat M.

Kjo do të thotë se 92 mijë qytetarë edhe më tej duhet të shkojnë nëpër sportelet e Fondit për të marrë kartonë të kaltër, edhe pse kanë paguar për kartelat elektronike shëndetësore. Sot nga Fondi deklaruan se përgjigje do të kemi nesër.

Edhe pse dhënia e kartelave elektronike shëndetësore ishte paralajmëruar si hap i madh reformues i Ministrisë së Shëndetësisë, ato edhe më tej shfrytëzohen paralelisht me librezat e vjetra ku janë të vendosura të gjitha informacionet mjekësore për pacientët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button