Teatri ende askund, por punimet ‘vazhdojnë’

Sërish shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup cili ishte paraparë që të përfundojë në muajin shtator, e më pas u premtua se punimet përfundojnë para Vitit të Ri. Megjithatë, tani mësojmë se datë të caktuar ende nuk ka!

Drejtori i Teatrit, Adem Karaga thotë për Portalb, se nuk është e vërtetë që projekti për renovim ka dështuar, ai thotë se punimet po vazhdojnë.

“Nuk është e vërtetë që projekti ka dështuar, punimet janë duke u zhvilluar. Ajo që u tha në disa media për dështimin e projektit, janë vetëm lajme tendencioze”, tha Karaga.

Sa i përket përfundimit të realizimit të rikonstruimit, Karaga tha se nuk ka datë të caktuar.

“Nuk mund të themi me siguri se kur do të përfundojnë punimet sepse për këtë varet edhe dimri si do të mbajë. Kushtet atmosferike ndikojnë në punime. Mirëpo punimet vazhdojnë”, shtoi Karaga.

Ndryshe, TV Alsat-M kohë më parë publikoi lajmin për dështimin e punimeve për shkak të falimentimit të firmës italiane e cila kishte fituar tenderin për rindërtimin e këtij objekti kulturor shqiptar.

Fillimi i punëve për rinovimin e teatrit ka nisur para dy viteve dhe në bazë të marrëveshjes përurimi i objektit ishte paraparë për në shtator të këtij viti, por punimet kanë ngecur shkaku i falimentimit të firmës më 14 maj të vitit të kaluar.

Falimentimi i firmës dhe problemet me të cilat has ky institucion kulturor i konfirmoi edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi. Ndërkohë, të punësuarit shfaqjet tani një kohë të gjatë i përgatisin në kushte të vështira në teatrin e komedisë.

LEXO MË SHUMË :

Sërish shtyhet afati i përfundimit të Teatrit Shqiptar

Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar

Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!

Shkup, vetëm 8 milionë euro për rikonstruimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button