Dita e studentëve, kujtohen protestat e studentëve dhe kërkesat e tyre (VIDEO)

Saktë para një viti, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, në Maqedoni u realizua marshi i  parë protestues i studentëve. Protestat kundërshtonin reformat, sipas tyre, të këqija në arsim dhe paralajmërimin për testim ekstern në universitete.

Për herë të parë në Maqedoni, në protestë dolën një numër jashtëzakonisht i madh studentësh të rinjsh kurse u shmang gjuha e urrejtjes dhe paragjykimeve etnike, njofton Portalb.

Pas kësaj, në 10 dhjetor të vitit të kaluar, u shënua protesta më e madhe studentore në Maqedoni me rreth 10 mijë protestues.

Protestat studentore u përkrahën edhe nga Unioni Studentor Shqiptar dhe nga Parlamenti studentor i UEJL-it.

Ishte periudha që studentët e kuptuan forcën e tyre ndikuese te organet shtetërore për pengimin e reformave që, sipas tyre, ishin në dëm të studentëve.

Plenumi i Studentëve gjithashtu ka dal me kërkesën për kushte më të mira në konviktet studentore në të cilat vërehet vetëm myk, lagështi dhe mure të rrjepura, tela elektrik të zhveshur, rrezik infeksioni, pa ndriçim dhe pa ashensor. Ankesat kanë ardhur kryesisht nga studentët e vendosur në konviktin “Goce Dellçev” në Shkup, ku janë të vendosur rreth 1200 studentë. Ky konvikt, disa herë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për ankesat e studentëve për kushtet katastrofike në të.

Për këtë është bërë edhe një dokumentar që dëshmon për këto kushte jashtzakonisht të rënda.

Ditë më parë, Gruevski njoftoi ndërtimin e tre konvikteve të reja studentore, mes të cilave edhe konviktin për USHT-n për të cilin tha se vijojnë përgatitjet për të bërë projektin. Ky institucion deri tani nuk ka pasur konvikt studentor.

Ai paralajmëroi edhe se për dy deri tre ditë do të publikohet thirrje publike për realizues për rikonstruksioni të konviktit “Goce Dellçev”, Blloku A.

Kurse sipas tij, më shpejt do të ndërtohet konvikti studentor “Medicina”, sepse për atje tashmë është përgatitur projekti kurse tani po bëhen përpjekje që të futet në plan edhe sallë sportive, njofton Portalb.

Lexo: Studentët marshojnë kundër testimit ekstern

Lexo: Plenumi Studentor sërish në protesta

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button