Unioni Studentor Shqiptar i përkrah protestat e nxënësve të shkollave të mesme

Arsimi në shoqërinë tonë është në udhëkryq edhe atë pavarësisht se për çfarë shtrese arsimore bëhet fjalë, thuhet në komunikatën e Unioni Studentor Shqiptar.

“Dje protestuam ne studentët duke këmbëngulur në autonominë universitare dhe depolitizimin e arsimit, ndërsa sot protestojnë nxënësit e shkollave të mesme – ata të cilët shumë shpejtë do të jenë pjesë e stafit akademik dhe studentor.

Edhe nxënësit e shkollave të mesme kanë nevojë për standarde të mira arsimore dhe meritë në vendimmarrje kur bëhet fjalë për edukimin arsimor të tyre.

Prandaj, Unioni Studentor Shqiptar fuqimisht i përkrah protestat e nxënësve të shkollave të mesme dhe i fton të gjithë nxënësit shqiptarë që t’i flakin friken dhe kërcënimet dhe bashkërisht me të gjithë nxënësit tjerë më datë 23 prill ta ngritin zërin kundër shkeljes së dinjitetit arsimor të tyre”, thuhet në komunikatën e Unioni Studentor Shqiptar.

Po ashtu, Unioni Studentor Shqiptar i fton edhe studentët shqiptarë që në shenjë solidarizimi me nxënësit e shkollave të mesme, t’i bashkëngjiten marshit solidarizues i cili do të mbahet po ashtu më datë 23 prill me fillim nga ora 12.00.

Nisja e marshit do të jetë nga platoja para Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button