Ademi: Nëse nuk ju pëlqen përkthimi, profesorët vetë të përpilojnë tekstet

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Abdilaqim Ademi ndrron mendje. Pasi që tha se nuk janë përkthyer, të martën pohoi për Portalb, se titujt e përkthyer në gjuhën shqipe nga projekti 1000 tituj të Universiteteve me famë botërore, ndodhen në një magazinë në Gostivar.

Ai sqaron se nga ajo magazinë do të shpërndahen në universitete.

“Deri më tani mbi 100 tituj janë shpërndarë, kurse janë përkthyer 500 tituj dhe pjesa tjetër është e vërtetë që ndodhen në magazinë që ka huazuar MASH në Gostivar, dhe së shpejti edhe ato tituj do të shpërndahen në Universitete”, tha për Portalb, Ademi.

Kohë më parë disa profesorë të shkencave natyrore në USHT u ankuan lidhur me përkthimin e këtyre titujve në gjuhën shqipe, dhe thonë që ato i mënjanojnë dhe se punojnë me libra nga Shqipëria dhe Kosova, duke cilësuar kështu përkthimin skandaloz.

Sa i përket ankesës për përkthimin në gjuhën shqipe, Ademi nuk deshi të komentojë vetëm shtoi se nëse profesorët ankohen atëherë do të ishte mirë që të botojnë ata libra.

“Nëse ankohen për përkthimin, atëherë është mirë që të ulen dhe të përpilojnë dhe botojnë ata libra”, tha për Portalb, Ademi.

Ndërkaq sa i përket përkthimeve në gjuhën shqipe tani më një kohë të gjatë dëgjojmë dhe lexojmë deklarata që nuk përputhen fare njëra me tjetrën sa i përket përkthimit të librave të gjuhës shqipe.

Përderisa vetë ministri thotë se janë përkthyer 500 tituj, në ueb faqen e krijuar për të lexuar dhe informuar për titujt e përkthyer të këtij projekti pasqyrohet se realisht në gjuhën shqipe janë përkthyer gjithsej 146 tituj.

LEXO MË SHUMË:

Përkthimi i 1000 titujve në shqip është skandaloz

Ku janë librat shqip?! USHT ngelet me mbi 100 tituj nga 897 të përkthyer

Gënjeshtrat dhe premtimet e qeveritarëve për librat në gjuhën shqipe

John McMurry, një pseudoshkencëtar në librat e Qeverisë

Promovohen 18 tituj të ri shkencorë në USHT

Gruevski e Kralev promovuan 14 tituj nga projekti “Përkthim të 1,000 librave profesional”

Skandaloze: Vetëm 10 tituj shqiptar promovohen në USHT!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ama ti more zotnoj pastaj me tekstin ekstern xhi do bohet!!!? Pi Cilatve libra pitje do bin ne test!???

  2. Tamam e kije tekstet shkollore jane profesionale , te sakta , objektive dhe adekuate aq se je t’i si mijister dhe Ju si parti

Back to top button