Gruevski e Kralev promovuan 14 tituj nga projekti “Përkthim të 1,000 librave profesional”

Kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” Velimir Stojkovski, sot morrën pjesë në promovimin e 24 titujve të ri – 14 nga sfera e shkencave bioteknike dhe 10 nga sfera e arkitekturës dhe ndërtimtarisë, në leximoren “1000 Libra” në Qendrën tregtare të qytetit në Shkup. 

Këto janë pjesë e projektit qeveritar për përkthim të 1.000 librave profesional dhe shkencor nga të cilat mësohet në universitetet më të mirë dhe më të renomuar në SHBA dhe Angli, ndërsa nga sfera e drejtësisë në Francë dhe Gjermani.

“Librat të cilat sot i promovojmë do të jenë të rëndësisë të madhe si për sistemin arsimor edhe për atë shkencor të sferave ekzistuese, ashtu edhe për proceset reale në arkitekturë, ndërtimtari dhe shkencat bioteknike”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Deri më sot janë përkthyer 654 libra, të cilat shfrytëzohen në universitetet eminente botërore, ndërsa të cilat i janë në dispozicion opinionit akademik por edhe më gjerë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button