Shëndeti nuk toleron shtyrje afati, situatë alarmante në Tetovë!

Ka një kohë që flitet dhe shkruhet shumë për ndotjen e ajrit dhe ndikimin që ka ky lloj ndotjeje në shëndetin e njeriut. Sidomos keni lexuar e dëgjuar shumë për grimcat PM10. Në vazhdim do ju sjellim shkurtimisht definicionin që japin organizata relevante ndërkombëtare. Pa mos i interpretuar ata, ju lëmë juve të vlerësoni vendimin e qeverisë për të mos e detyruar Jugohrom dhe ndotësit e tjerë të marrin masa adekuate dhe sipas ligjit për mbrojtjen tonë.

Një definicion:

Materia grimcore atmosferike – e njohur gjithashtu vetëm si materie grimcore, por që më shpesh përdoret në anglisht si shkurtesë- PM (Particulate Matter) – është materie mikroskopike e ngurtë ose e lëngshme që rrinë pezull në ajër. Burimet e këtyre grimcave mund të jenë natyror ose nga veprimtari njerëzore (fabrika, vetura të vjetruara, etj). Ata kanë ndikim mbi klimën dhe të reshurat dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.

Agjencia ndërkombëtare për hulumtime të kancerit dhe Organizata botërore e shëndetit klasifikuan materiet grimcore atmosferike në Grupin 1 të lëndëve kancerogjene. Këto grimca janë forma më vdekjeprurëse e ndotjes së ajrit për shkak të aftësisë së tyre për të depërtuar thellë në mushkëri dhe në qarkullimin e gjakut të pa filtruara, duke shkaktuar kështu mutacione të vazhdueshme të ADN-së, sulme në zemër dhe vdekje të parakohshme. Në vitin 2013, një studim që përfshinte 312.944 persona në nëntë vende evropiane zbuloi se nuk kishte asnjë nivel të sigurt të lejuar të grimcave dhe se për çdo rritje të sasisë së grimcave PM10 për 10 mg/m3, shkalla e kancerit të mushkërive rriteshe për 22%. Grimcat më të imta PM2.5 ishin veçanërisht vdekjeprurëse, me një rritje prej 36% të kancerit të mushkërive për 10 mg / m3 sepse ato mund të depërtojnë më thellë në mushkëri.

Ja statistikat për Tetovën:

Tabela 1 ndotja

Matjet e fundit tregojnë se në Tetovë sasia e grimcave PM10 është 10 herë mbi të lejuarën, gjë që mund ta shihni vetë edhe në këtë link. Gjendja nuk është më e mirë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë. Pa dyshim që kjo paraqet rrezik për shëndetin. Në pyetje është shëndeti i juaj dhe shëndeti i fëmijëve tuaj.

Ky rrezik nuk duhet relativizuar me procedura legaliste dhe duhet gjetur zgjidhje urgjente sepse shëndeti nuk toleron shtyrje afati.

Tabela 2 ndotja

LEXO MË SHUMË
(VIDEO) Para zyrës së Abdilaqim Ademit mbahet protesta kundër ndotjes
(FOTO-VIDEO) Tetovarët bllokuan rrugën, kundër ndotjes!
Këshilli protestues letër minsitrit Abdylaqim Ademi
(FOTO-VIDEO) Tetovë, u protestua kundër ndotjes së ajrit! 
Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen
Tetovarët në aksion, ri-aktivizohen protestat për ajrin e ndotur
Niveli i ndotjes së ajrit rritet, Tetova tre herë më e ndotur se Shkupi
Ajri i ndotur, ankohen shitësit në Çarshinë e Shkupit!
Vozitje falas me autobus në kushte kur ajri është i ndotur

Lajme të ngjashme

Back to top button