Luftë spiunazhi mes Amerikës dhe Rusisë në Maqedoni

Gazeta prestigjioze “Njujork Tajms”, shkruan se milioneri grek me prejardhje ruse, Ivan Savidis, është bërë lëndë e interesit të shërbimeve të fshehta amerikane dhe se nëpërmjet ndjekjes së komunikimeve të tij ata kanë arritur informata për ndikimin rus në Maqedoni. Plotësisht, zbulohet se largimi i dy diplomatëve rus nga Greqia ka ndodhur si rezultat i dëshmive të cilat kryeministri, Aleksis Cipras, i ka marrë drejtpërdrejt nga shërbimet sekrete amerikane, njofton Portalb.mk.

“Përfaqësuesit amerikanë thonë se kanë parë komunikime në qershor të këtij viti të cilat tregojnë se Savidis ka punuar si lidhje ruse për varrosjen e marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit. Moska, e cila vlerëson se zgjerimi i NATO-s është e rrezikshme për kufijtë e saj, ishte e vendosur që ta fitojë referendumin për Marrëveshjen”.

“Në shenjë të hakmarrjes, përfaqësuesit amerikanë, kanë bërë hap të jashtëzakonshëm agresiv: ia kanë dhënë materialet e përgjuara Qeverisë së kryeministrit majtist, Aleksis Cipras. Qeveria greke është përgjigjur me përballje të rrallë me Moskën, duke larguar dy diplomatë rus nga Athina dhe duke ua ndaluar hyrjen edhe dy të tjerëve”.

Rusi-SHBA

Fitore e rrallë kundër Rusisë

Edhe pse votimi në referendumin e Maqedonisë ka mbaruar me pasiguri, dhe vendimi tani i është lëshuar në Kuvendin e Maqedonisë, përfaqësuesit amerikanë vlerësojnë se zbulimi i Savidis dhe largimi i diplomatëve rus është fitore e rrallë në luftën kundër fushatës ruse të dezinformimit në Evropë dhe SHBA.

“Kthejmë dhe tregojmë se edhe ne mundemi të luajmë ashpër”, thotë Kristofer Hill, ish ambasador i SHBA-së në Maqedoni. “Mund të zbulojmë informata, und të bëjnë gjëra të cilat në të kaluarën s’i kemi bërë”.

Sipas “Njujuork Tajms”, shembulli tregon se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe operativët me përvojë në shërbimin shtetëror jo gjithmonë punojnë në një qëllim. Në vitin 2016 në SHBA është formuar grupi i ashtuquajtur Ndikimi Rus, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e Stejt Departamentit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimet sekrete. Qëllimi i grupit është që ta parandalojë ndikimin rus në Evropë. Ajo përfshinë edhe analizë të zgjedhjeve në vendet zgjedhore ku Rusia do të mundej të intervenojë.

Verën e kaluar, shkruan më tej gazeta, është vërejtur se Maqedonia, sipas të gjitha gjasave është në shënjestër të Rusisë. Tre ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Vlladimir Çizhov publikisht u kërcënua se “për disa gabime ekzistojnë edhe pasoja”.

Dëshmitë kundër Savidis

Kërcënimi i Çizhovit ka shkaktuar një sërë porosi ngash nga ambasadori i SHBA-së në Athinë, Xhefri Pjat, i cili ka paralajmëruar se Moska do të tentojë që ta pengojë referendumin.

“Stejt Departamenti, CIA dhe Komanda Evropiane e Pentagonit në Shtutgart, Gjermania tanimë janë marrë me problemin. Por deri atëherë, kundërshtimi i referendumi tanimë ka dalë në pah në Maqedoni. Gjatë verës janë paraqitur qindra faqe të reja të internetit të cilat thërrisnin në bojkotim të votimit dhe postime në Facebook të cilat i thërrisnin maqedonasit të mos votojnë – dezinformatë klasik”, thonë përfaqësuesit maqedonas dhe amerikanë, drejtuar nga grupet e përkrahura nga Rusia”, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Ky është miliarderi rus që ka dhënë para për protestat e dhunshme në Shkup
LEXO: Hyri me armë në fushë, kërkohet arrestimi i Savidis

Savidis

Këtu përsëri në skenë ka dalë Savidis, i cili është ndjekur nga shërbimet amerikane që nga periudha derisa ka qenë deputet i partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar në Kuvendin e Rusisë.

Operatorët amerikanë, kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme nga komunikimet e Savidis – porosi elektronike, sms-porosi dhe biseda telefonike – se ai i paguan protestuesit. Një përfaqësues i lartë amerikan sqaron se shërbimet sekrete lehtë i kanë mbledhur të dhënat financiare të cilat tregojnë se Savidis u ka paguar qytetarëve dhe tifozëve të futbollit të shkaktojnë dhunë kundër referendumit në Maqedoni.

Në mesin e tyre që kanë fituar para nga Savidis ka edhe politikanë të Maqedonisë, të formuar nga organizatat radikale nacionaliste dhe huliganë të klubit fudbollistik Vardar, disa prej të cilëve ishin dhe pjesë e dhunës përpara Kuvendit në Shkup.

LEXO: Zëdhënësi i Pentagonit: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është ankthi më i madh i Rusisë
LEXO: Analiza e IFIMES: Serbia dhe Rusia po operojnë në Maqedoni për të dështuar referendumi
LEXO: Uashington Post: Rusia po përzihet në referendumin e Maqedonisë, siç është përzier në SHBA dhe Britani

Ndarja me Moskën

Dërgimi i këtyre informatave deri te kryeministri grek, ka qenë relativisht lehtë. Por, për ta bindur që ai të veprojë ashtu, nuk ka qenë e thjeshtë. Detyra i është dhënë ambasadorit amerikan në Athinë, Pjat. Cipras paraprakisht ka refuzuar dhe u është kyçur sanksioneve kundër Rusisë për shkak rastit “Skripal”, por tre punë janë dëshmuar kyçe: dëshira e Ciprasit që ta realizojë Marrëveshjen me Maqedoninë, ndihma nga SHBA për gjatë krizës financiare dhe deklarata e SHBA-së se do ta zgjerojnë përfaqësinë e tyre ushtarake në Greqi.

Më 11 korrik, Cipras “u nda” nga Moska. Qeveria e tij i largoi dy diplomatë rus dhe u ndaloi hyrjen edhe dy të tjerëve.

“Megjithatë, përpjekjet prapa skene të SHBA-së do të mundeshin të bien në ujë nëse Kuvendi i Maqedonisë nuk pajtohet që ta ndryshojë emrin. Por, kryeministri Zoran Zaev, tanimë ka paralajmëruar se do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse nuk ka sukses procesi”, shkruan “Njujork Tajms”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP