Hyri me armë në fushë, kërkohet arrestimi i pronarit të PAOK-ut

Policia greke reagoi shumë shpejt pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin “Tumba” të Selanikut, në fundin e ndeshjes mes PAOK-ut dhe AEK-ut të Athinës.

Policia bëri të ditur se ka lëshuar një urdhërarrest në drejtim të pronarit të PAOK-ut, Ivan Savidis, i cili hyri në fushën e lojës i pajisur me armë për të trembur arbitrin e ndeshjes, transmeton TCH.

Në të njëjtën kohë, policia theksoi se ka lëshuar urdhërarreste edhe për 4 persona të tjerë, që me shumë gjasa janë truprojat e Savidis, që e shoqëruan atë në “pushtimin” e fushës.

Ndërkohë, zv.ministri grek i Kulturës dhe Sporteve, Yorgos Vassiliadis deklaroi se qeveria nuk do të lejojë që interesat e disa personave të dëmtojnë futbollin grek, duke shtuar se duhen marrë vendime të vështira duke u konsultuar me UEFA-n, duke iu referuar pezullimit të mundshëm të kampionatit grek.

Ndërsa ministri i Brendshëm grek, Panos Skurletis, tha për agjencinë greke të lajmeve “AMNA” se imazhet e shfaqura janë një sulm ndaj nderit të futbollit grek dhe dëmtojnë klubin e tifozët e tij. Sipas tij, hyrja e një personi të pajisur me armë në fushën e lojës është një provokim i papranueshëm, pavarësisht se çfarë ndodhi.

Ndeshja mes PAOK-ut dhe AEK-ut të Athinës u ndërpre pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje të lojtarit të PAOK-ut, Fernando Varela, pasi deri atëherë rezultati ishte 0-0. Pikërisht në këtë moment u bë edhe pushtimi i fushës nga futbollistë, trajnerë, drejtues e deri te pronari Savidis, me këtë të fundit që mbante armë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button