Zëdhënësi i Pentagonit: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është ankthi më i madh i Rusisë

Zëdhënësi i Pentagonit, Erik Peon para vizitës së sekretarit amerikan të  Mbrojtjes, Xhejms Matis në Shkup ka thënë se Matis do t’i ftojë qytetarët e Maqedonisë të votojnë për referendumin dhe gjithashtu do t’i theksojë pesë milionë dollarët që i siguron SHBA në vit për përkrahje të sigurisë, tha zëdhënësi i Pentagonit, Erik Peon, transmeton Portalb.mk.

“Rusia përpiqet t’i bind maqedonasit se Perëndimi do t’i lëshojë dhe se Rusia është për ndikim stabil në rajon. Kjo nuk është e vërtetë. Ndryshimi i emrit dhe hyrja e vendit në aleancë do ta ulë ndikim e Moskës. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është një ndër ankthet më të mëdha për Rusinë”, deklaroi Peon për “New York Times”

Në paralajmërimin e gazetës amerikane për vizitën e Matis, citohen diplomatë perëndimor të cilët tonë se 40 faqe të reja shfaqen në ditë në “Facebook” që t’i inkurajojnë njerëzit ta bojkotojnë referendumit. Këto faqe, që hapen jashtë Maqedonisë, janë përkatëse me shemën e ndikimit rus në zgjedhje, thonë diplomatët.

http://portalb.mk/556292-sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-james-mattis-ka-arritur-ne-shkup/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button