Rasti ku nxënësja hidhet nga dritarja e shkollës, u deklarua edhe Inspektorati

“Pjesëmarrësit në ngjarjen e që ka ndodhur të premten në Shkollën Fillore “Gjorgjija Pullevski” në asnjë moment nuk kanë pasur për qëllim që të lëndojnë dikë”, ka konstatuar Inspektorati Arsimor në raportin nga inspektimi i jashtëzakonshëm në shkollë, transmeton Portalb.mk.

Drejtorit dhe shërbimit profesional iu është urdhëruar që të vazhdojnë me organizimin e ligjëratave edukative dhe punëtorive për veprimtari të sigurt të nxënësve.

Edhe udhëheqësisë iu është thënë që të ndërmerren masa për vërtetim të obligimeve të punës të kuadrit arsimor në raport me kujdestarinë dhe aktiviteteve që realizohen në orën mësimore.

Pas rastit, ku shkolla ndaj nxënësve të përfshirë ka caktuar masa disiplinore, ku është mbajtur edhe mbledhje prindërore e jashtëzakonshme. Gjithashtu psikologu i shkollës do të realizojë edhe këshillim për prindërit dhe nxënësit.

Përndryshe, më 28 shtator, në shkollën fillore “Gjorgjija Pullevski” në Aerodrom, në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 11:00, gjatë kohës së pushimit, katër nxënës të shkollës e kanë kapur për këmbë dhe duar një nxënëse të klasës dhe e kanë hedhur në tokë nga dritarja e hapur.

Shkup, ja si duket “loja” që nxënësit i hedhin shokët e tyre nga dritarja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button