Aerodrom, është hedhur nga dritarja një nxënëse nga nxënësit tjerë të klasës

Në stacionin policor Aerodrom E.C. (50) sot ka denoncuar se me 28 shtator në shkollën fillore “Gjorgji Pullevski” në Aerodrom ka pasur dhunë. Siç njoftoi MPB, është denoncuar se në periudhën prej orës 10 e 30 deri në orën 11:00, gjatë kohës së pushimit, katër nxënës të shkollës e kanë kapur për këmbë dhe duar një nxënëse të klasës dhe e kanë hedhur në tokë nga dritarja e hapur, transmeton Portalb.mk.

Vajza ka marrë lëndime trupore dhe MPB njofton se po merren masa për zbardhje të plotë të rastit dhe gjithashtu  shtojnë se janë ftuar në bisedë drejtori i shkollës, psikologu, prindërit e fëmijëve dhe shërbimet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button