Votimi përfundoi, KSHZ e tregoi përqindjen e daljes së votuesve në referendum deri në orën 18:30 (VIDEO)

19: 00 – Deri në orën 18:30 në votimin e sotëm në referendum kanë dalë 519.435 votues apo 34,09 për qind nga numri i përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore, ka bërë të ditur në pres konferencë, kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.

LEXO: Sa vota nevojiten që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm? (INFOGRAFIK)

17:35 -Deri në orën 17:00 në votimin e sotëm në referendum kanë dalë 455.771 votues  apo 28,83 për qind nga numri i përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore, ka bërë të ditur në pres konferencë, kryetari i KSHZ-së Oliver Denkovski.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për referendumin është 1,806,336. Për t’u plotësuar censusi duhet të dalin të votojnë 903,169 votues, ndërkaq për të qenë i suksesshëm do të duhen 451,585 vota “për”, ose gjysma plus 1 votë nga numri i censusit.

LEXO: Sa vota nevojiten që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm? (INFOGRAFIK)


15:35 -Deri në orën 15:00 në votimin e sotëm në referendum kanë dalë 334.075 votues apo 22.56 për qind nga numri i përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore, ka bërë të ditur në pres konferencë, kryetari i KSHZ-së Oliver Denkovski.


13.45 –  Deri në orën 13 në votimin e sotëm në referendum kanë dalë 261.473 votues apo 16 për qind nga numri i përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore, ka bërë të ditur në pres konferencë, kryetari i KSHZ-së Oliver Denkovski.

Ky është rezultati i të dhënave të përpunuara prej 90.24 për qind e vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë.

11.30 – KSHZ informon se votimi zhvillohet në mënyrë të rregullt pa asnjë parregullsi, ndërsa sipas të dhënave të akumuluara prej 92.06% të vendvotimeve, jehona e daljes deri në orën 11.00 është 8,12%.

KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit.

 

9.30 – Të gjitha 3480 vendvotimet janë ta hapura me kohë dhe për dy orë e gjysmë nga procesi i votimit të referendumit nuk janë regjistruar parregullsi, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Deri në orën 9, sipas të dhënave të marra nga 71 për qind i vendvotimeve, përqindja e daljes është 2, 45%, deklaroi në pres konferencë zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Gugucevska, përcjell Portalb.mk.

Në KSHZ deri më tani janë paraqitur 3 ankesa për mbrojtjen e të drejtës së votës dhe që të gjitha janë shpallur te pabaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button