Sa vota nevojiten që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm? (INFOGRAFIK)

Nëse në referendumin e 30 shtatorit do të dalin të votojnë gjysma e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar plus një, atëherë referendumi do të jetë legjitim. Ndërkaq, që të pranohet marrëveshja për emrin, duhet që gjysma e votuesve që kanë dalë të votojnë, plus një, të votojnë “për”, shkruan Portalb.mk.

Redaksia jonë ua sjellë në mënyrë grafike se sa votues realisht duhen që referendumi të jetë i suksesshëm.

Pra, siç mund të shihet në tabelë, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për referendumin është 1,806,336. Për t’u plotësuar censusi duhet të dalin të votojnë 903,169 votues, ndërkaq për të qenë i suksesshëm do të duhen 451,585 vota “për”, ose gjysma plus 1 votë nga numri i censusit.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button