Lëvizja Vetëvendosje: Shihemi në ora 14:00 (FOTO)

“Shihemi në orën 14:00 tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë prej nga e vazhdojmë marshin protestues. Të gjithë bashkë. Kundër copëtimit. Kundër pazareve. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu!”, kështu kanë njoftuar nga Lëvizja Vetëvendosje në profilin e Facebook-ut, njofton Portalb.mk.

LEXO: Prishtinë, nisi protesta e Lëvizjes Vetëvendosje

Tashmë janë nisur protestuesit e parë nga pesë qytete të ndryshme të Kosovës, drejt Prishtinës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestën kundër korrigjimit të kufijve.

Të parët që janë nisur rreth orës 11:00, janë protestuesit nga Dardana, Deçani, Juniku, Peja dhe Sharri.

Në orën 11:30, protestuesit nga Vitia, Istogu, Prizreni dhe Skënderaj. Kurse, në orën 12:00, VV ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka.

Protestuesit nga Shtimja, Vushtrria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Malisheva, janë nisur në orën 12:30, për në Prishtinë. Ndërsa, ata nga Artana dhe Lipjani në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button